Policia do të kontrollojë rreptë respektimin e masave të reja

Punonjësit e policisë do të bëjnë kontrolle të rrepta në mënyrë që të sigurojnë respektimit të masave të reja për pengimin e përhapjes së korona virusit, thonë nga Drejtoria e policisë. Siç  theksohet, vëmendje e veçantë do ti kushtohet kontrollimit të vërtetimeve për qarkullim nga qytetet në të cilat , me masat e reja, qytetarëve u ndalohet ndalja.  “Është e nevojshme që individët të kenë vërtetim të vulosur i cili fillon të jetë në fuqi prej me 1 mars”, thuhet në kumtesë. Nga drejtoria e policisë u kanë bërë apel…

Lexo më shumë

Mbyllen edhe 6 komuna të tjera në Mal të Zi

Komisioni për mbrojtjen e banorëve nga sëmundja e Covid-19, me propozimin e Institutit për shëndetin publik, ka miratuar dje masat e reja me të cilat prej nesër u ndalohet qytetarëve dalja edhe nga territori i 6 komunave. Nga Ministria e shëndetësisë është kumtuar se, përveç masave të cilat mbeten në fuqi në komunat Budvë dhe Tivat, qytetarëve u ndalohet dalja edhe nga Podgorica, Cetina, Ulqini, Herceg Novi, Nikshiqi dhe Plluzhina. Dalja, siç është sqaruar, mundësohet për kryerjen e obligimeve në punë, në bazë të vërtetimit të lëshuar nga punëdhënësi, pastaj…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA MEHAJ

Njoftojmë komunitetin miqtë, shokët dhe dashamiret se sot me 1 Mars 2021 në  New York ndërroj jetë në moshën 92 vjeçare më e dashura e  jonë.         SHKURTE (GJONBALAJ) MEHAJ           25 Maj 1930 – 1 Mars 2021 (bashkëshortja e të ndierit Ramadan Isuf Mehaj) Trupi i të ndierës do të jetë i ekspozuar nesër më datën 2 Mars 2021, nga ora 4:00PM deri në  9:00PM në: Bosniak Islamic Cultural Center 114-7 91st Ave, Richmond Hill, NY 11418 Varrimi do bëhet me 3 Mars 2021 në ora 11:00AM, në varrezat familjare;…

Lexo më shumë

Nga e marta Mali i Zi ashpërson masat kundër COVID-19

Nga e marta në Malin e Zi hyjnë në fuqi masat shtrënguese për të penguar përhapjen e shpejtë të infektimeve. Mali i Zi konsiderohet ndër vendet me numrin më të madh të infektimeve në Evropë. Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka njoftuar që Komisioni për Mbrojtjen e popullsisë nga infektimi me COVID -19, me propozim të Institutit për Shëndetin Publik ka vendosur që nga e marta (01.03) në qytetet Podgoricë, Nikshiq, Cetinjë, Ulqin , Herceg Novi dhe Plluzhinë të hyjnë në fuqi masa të rrepta që kanë për…

Lexo më shumë

Rruga nga Dinosha deri në kufi me Shqipërinë do të përfundohet deri në fund të Marsit 2021

Punimet në rekonstruktimin e rrugës rajonale R-27 Dinoshë – Cem i Trieshit në gjatësi prej 17,3 kilometra, do të përfundohen deri në fund të muajit Mars të këtij viti deklaruan nga Administrata për transport. Afati i fundit për përfundimin e punimeve ishte nëntori i vitit të kaluar, por është zgjatur për shumë arsye. Nga Administrata për transport kanë shpjeguar se afati i kontratës është zgjatur për shkak të ndërprerjes së punimeve në disa segmente nga pronarët e tokave për shpronësim, pastaj nevoja për zhvendosjen e ndriçimit publik, zhvendosja dhe instalimi…

Lexo më shumë