Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në letrën e tij drejtuar Presidentes, Presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Presidenti Trump ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e SHBA-ve për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë…
Lexo më shumë17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë së Kosovës, guvernatorja: Shqiptarët dhanë kontribute të rëndësishme këtu
Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se shteti i Arizonas e ka njohur 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës. “Duke marrë parasysh se Shteti i Arizona-s ndihet i nderuar të qëndrojë pranë komunitetit shqiptaro-amerikan në të gjithë shtetin në përkujtimin e 17 shkurtit 2008 si Dita e Pavarësisë së Kosovës; dhe duke marrë parasysh se më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës, duke treguar vendosmëri të palëkundur, shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj në Prishtinë. Ky akt historik, i bazuar në parimet e sovranitetit dhe vetëvendosjes, shënoi një…
Lexo më shumëKonjufca: Kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike. Ai për marshin e së martës që do të mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se që ky marsh është i drejtë. “Përveç kësaj, motoja e atij është shumë qëlluar. Është jo politikë, por drejtësi, duhet për ne, për Kosovën, por të gjithë ata të cilët po përballen me këtë padrejtësi në Dhomat e Specializuara. Pjesëmarrja po duket që do të jetë e…
Lexo më shumëNë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Ambasadori Blerim Reka në “Vatra” – Nju Jork
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasadori, Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, ka ndarë momente nga eventi i organizuar me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në shoqatën panshqiptare Vatra në Nju Jork. Në mesazhin e tij, Ambasadori Reka thekson rrugëtimin historik të popullit të Kosovës: “Pas një shekull kolonializëm, aparteid dhe gjenocid të Serbisë kundër shqiptarëve, sot Republika e Kosovës, shteti më i ri evropian, është vendi më pro-amerikan dhe më demokratik në Ballkan.” Ai vlerësoi…
Lexo më shumëBajraktari i shkruan Trump: Siguroni gjykim të drejtë në Hagë
Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka dërguar një letër zyrtare Presidentit amerikan, Donald Trump, ku shpreh shqetësimet e tij për zhvillimet në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe kërkon që Shtetet e Bashkuara të garantojnë një proces të drejtë gjyqësor për ish-udhëheqësit e Kosovës që po mbahen në Hagë, përfshirë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në postimin e tij në platformën X, dhe Facebook, Bajraktari thekson se është thelbësore që SHBA-ja të angazhohet për të siguruar që Dhomat e Specializuara të respektojnë standardet më të…
Lexo më shumë