VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Sokol Paja Queens, New York,10 Janar 2026 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra nën përkujdesjen e veçantë të familjes patriotike Kupi organizuan Simpozium Shkencor me rastin e 50 vjetorit të kalimit në përjetësi të nacionalistit të shquar të kombit shqiptar Major Abas Kupi. Aktiviteti shkencor e atdhetar u nderua me pjesëmarrjen e shoqatave kryesore patriotike të mërgatës së Amerikës dhe vatranëve të shumtë që vlerësuan Abas Kupin, personalitetin historik e kombëtar që bashkon e frymëzon të gjithë shqiptarët. Mirëseardhjen pjesëmarrësve në Simpozium e uroi Sokol Kupi i cili vlerësoi lidhjen…

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare 2025: Me Vetëvendosjën fitoi populli dhe Republika e Kosovës

Me Vetëvendosjën fitoi populli dhe Republika e Kosovës Nëse krahasojmë zgjedhjet e datës 9 shkurt  ku fitoi Lëvizja Vetëvendosje, më 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosovës, sepse në sajë të rrethanave shoqërore e politike në Kosovë kemi  pasur të bëjmë me një referendum të pa shpallur, që dëshmoj pjekuri politike të qytetarëve të cilët me votën e tyreme 51% kanë vendosur për të ardhmën e vendit në mandatin e ardhshëm katërvjeçar Nail  Draga Gjatë vitit 2025 qytetarët e Kosovës kanë marrë pjesë në katër zgjedhje, me 9 shkurt në zgjedhje…

Lexo më shumë

Banketi i xhelatëve: Kur thertorja transmetohet në ekran si festë “hyjnore”

Mentaliteti i pandryshuar i krimit si spektakël publik në Serbi Për këdo që ka lexuar shkrimin e publikuar në gazetën Informer të Beogradit mbi festimin e Krishtlindjeve — të analizuar me mprehtësi nga gazetari i mirënjohur Enver Robelli — bëhet e qartë se shpirti dhe mentaliteti kriminal serb nuk kanë evoluar aspak për mirë. Përkundrazi, ato vazhdojnë të manifestohen hapur, pa turp dhe pa reflektim moral. Nga Dan GASHI Në Zeitgeist-in serb, as metodat, as mjetet dhe as modeli i “festimit” nuk kanë ndryshuar me kalimin e shekujve. Kjo nuk…

Lexo më shumë

Kushtetuesja bllokon ligjin për konfiskim të pasurisë, reagon ashpër ministri i Drejtësisë

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas pranimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e cilësuar procesin si të vonuar dhe të dëmshëm për luftën kundër korrupsionit. Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ka bërë të ditur se aktgjykimi është pranuar pas një viti e 28 ditësh, duke tejkaluar, sipas tij, afatet ligjore të parapara. Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje procedurale gjatë miratimit të projektligjit në Kuvend, për çka ligji…

Lexo më shumë

Të mos japë pëlqimin për legalizimin e objektit ilegal në majën e Rumisë

Deputeti i Forumit Shqiptar, Artan Çobi, i cili vjen nga radhët e Alternativës Shqiptare, ka kërkuar nga Ministria e Kulturës dhe Mediave që të mos japë pëlqimin për legalizimin e objektit ilegal – kishës së vendosur nga Kisha Ortodokse Serbe në majën e Rumisë.“Maja e Rumisë nuk është thjesht një pikë gjeografike; ajo është një monument historik dhe kulturor që u takon të gjithë qytetarëve, pa dallim feje apo kombësie. Institucionet relevante të Malit të Zi e kanë pasur obligim që ta mbrojnë Ruminë si zonë me rëndësi të veçantë…

Lexo më shumë