Në saje të përpjekjeve të vazhdueshme për avancimin e nivelit të edukimit në trojet shqiptare në Mal të Zi, diaspora jonë së bashku me miqtë nga Tirana dhe Prishtina kanë mundësuar pajisjen e laboratorit të kompjuterëve në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Sukubinë. Vullneti dhe kontributi i individëve si Richard Lukaj, Cafo Boga, Arjan Culli, Sal Qosja, Endrin Bitri, Visar Jasiqi e Albion Ujkashi bëri të mundur që tashmë fëmijët të cilët vijojnë mësimet në ketë shkollë të kushte më të mira dhe bashkëkohore të mesimnxënies. Pajisjet janë dhuruar nga MyITDirect në…
Lexo më shumëElez Biberaj mbetet në VOA, rikthehet në pozicionin e drejtorit për sektorin e Euroazisë
Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) emëroi autorin dhe diplomatin Robert Reilly si drejtor të ri të Zërit të Amerikës, pozitë që ai e ka patur nga viti 2001 deri në 2002.Në një email për stafin e agjencisë të mërkurën, shefi i ekzekutiv i USAGM Michael Pack tha se përvoja dhe roli drejtues i zotit Reilly në Zërin e Amerikës do t’i shërbejë për mirë kësaj agjencie. “Bob i ka kushtuar karrierën e tij, në fakt ia ka arritur të çojë përpara interesin kombëtar dhe politikën e jashtme të SHBA,”…
Lexo më shumëGazetarja e RT në MZ shkakton skandal diplomatik. Kritikon ambasadoren e SHBA-së
Në pothuajse të gjitha mediat e Malit të Zi, përveç Radiotelevizionit shtetëror, ndër temat më të nxehta ishte konstatimi i gazetares Tamara Nikçeviq, se gjoja ambasadorja e SHBA në Mal të Zi, Xhudi Rajzink Rajnke, ka deklaruar në një event privat se Partia Demokratike e Socialistëve po persekuton të krishterët dhe se presidenti i vendit, Millo Gjukanoviq, do të hedh tanket në rrugë pas zgjedhjeve të 30 gushtit. Ky konstatim i saj u prit me habi edhe nga i ftuari në emision , analisti Ljubomir Filipoviq, i cili tha se…
Lexo më shumëMinistria malazeze heq fusnotën në emrin e Kosovës, thotë se ishte gabim
Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi e ka hequr dhe e ka quajtur gabim teknik vënien e fusnotës te emri i Kosovës, në rregulloren e re që nxori sot për lëvizjen transit të qytetarëve. Kur flitej për qytetarët e Kosovës, ishte vënë edhe fusnota, që nënkupton pozicionin e palëve karshi statusit të Kosovës, përkatësisht pozicionin e Serbisë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe pozicionin e Kosovës që mbështetet në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Fusnota tashmë është hequr dhe sipas Ministrisë së…
Lexo më shumëMinistrja e Abazoviqit i vendos fusnotën Kosovës
Sot, Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi nxori një udhëzim të ri për masat anti-Covid, dhe në pikën ku flitej për udhëtimet transit të kosovarëve, Kosovës i ishte vënë fusnota. Fusnota nënkupton pozicionin e palëve karshi statusit të Kosovës, përkatësisht pozicionin e Serbisë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe pozicionin e Kosovës që mbështetet në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Qeveria e re e Malit të Zi ishte zotuar se nuk do të vë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, sado që dy…
Lexo më shumë