Qeveria e re malazeze vazhdon masat anti-covid

Qeveria e re, edhe pse kishte paralajmëruar se do te ndryshojë masat, dhe do te vendosin masa qe kane me pak ndikim negativ ne ndërmarrësi dhe biznes, ato thuajse i kane vazhduar te njëjtat. Ndryshim ka vetëm tek : 1. Dalja nga objektet e banimit, shtyhet, ku ndalesa është nga ora 22:00 deri ne 5:00 mëngjesit. Brenda kësaj mase, 60 minuta kohe kane te lejuar ata persona qe dalin për shëtitje me kafshët shtëpiake; 2. Ndërmarrësit, bizneset e shitblerjes punojnë deri me ora 20:00; 3. Ndalesa e lëvizjes ne vikend…

Lexo më shumë

Falënderim publik pas përmbylljes së suksesshme të Aksionit human për Dr Arbër Ulaj

Portali “Plava e Gucia Sot” dëshiron ti falënderojë te gjithë njerëzit bëmirës të cilët hapen zemrat e veta dhe e përkrahen dhe mbështeten fuqishëm  Aksionin humanitar për bashkëvendësin tonë Dr. Arber Ulaj. Ishte ky një aksion spontan i disa bashkëvendësve tonë,  por njëkohësisht nismë shume domethënëse për ti dal në ndihme një të riu i cili po ballafaqohet me sfida të rënda të jetës. Humanizmi i Juaj bëri të mundur që në një afat rekord brenda 3 ditësh të tubohen $100.000.00 (njëqindmijë dollarë) e po ashtu edhe në vendlindje u…

Lexo më shumë

Pjesa më e madhe e shqiptarëve në Ulqin nuk e respektojnë flamurin shqiptarë

Pjesa më e madhe e shqiptarëve në Ulqin nuk e respektojnë dhe nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e përdorimit të simboleve të veta kombëtare. Ngritja e flamurit nuk të bën as më patriot, as më pak patriot, por tregon se e respekton identitetin tënd. A duhet të presim që të na respektojnë të tjerët nëse vetë nuk e respektojmë flamurin dhe simbolet tjera kombëtare? Nga Ismet Kallaba: Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, në mjediset private dhe publike, ka qenë një ndër kërkesat kryesore të partive politike shqiptare që në…

Lexo më shumë

Skuadra shqiptare Deçiqi barazon në Podgoricë

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, importon një pikë të madhe nga Podgorica. Ata barazuan me rezultat 1:1 me OFK Titogradin, në kuadër të javës së 17-të. Renditja në elitën e futbollit të Malit të Zi: Buduçnosti kryeson me 40 pikë, pasojnë Deçiqi me 28 pikë (6 fitore, 10 barazime e 1 humbje), Podgorica 24, Sutjeska 24, Zeta 24, Jezero 22, Iskra 18, OFK Titogradi 17, Rudari 16 dhe Petrovac me 12 pikë. Në xhiron e 18-të Deçiqi si vendas pret ekipin e Petrovacit.

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA ULAJ

Me pikëllim të thellë njoftojmë se sonte në Prishtinë u nda nga jeta më i dashuri i ynë SADRI REXHEPI ULAJ 18 Shkurt 1928- 5 Dhjetor 2020 Varrim i të ndierit do të behet në vendlindje, në Vuthaj me daten 8 Dhjetor 2020 ne ora 14:00 E pikëlluar familja Ulaj Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot “ familjes Ulaj i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta

Lexo më shumë