Në Mal të Zi nga e hëna, mbyllen shkollat dhe lokalet në 5 komuna

Objektet hotelierike në Budvë, Cetinjë, Kollashin, Ulqin dhe Zhablak nga e hëna do të mbyllen për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në këto komuna, ka publikuar ISHP. Poashtu në këto komuna do të mbyllen edhe shkollat dhe mësimi do të zhvillohet në distancë, sipas sistemit të miratuar nga Ministria e Arsimit, tha Boban Mugosha, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik. Shkalla e infektimit me COVID-19 në këto komuna është mbi 800 në 100.000 banorë, me cka automatikisht kalojnë në grupin e komunave, të cilët nga e Hëna do të…

Lexo më shumë

Armata e Maqedonisë së Veriut në mision të parë si anëtare e NATO-s në Kosovë

 Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s për herë të parë direkt merr pjesë në misionin KFOR. Nesër në rotacionin e parë 44 pjesëtarë të Armatës do të drejtohen në misionin e NATO-s në Kosovë, të përbërë nga oficerët e shtabit dhe tokë sigurie, të cilët do të sistemohen në komandën kryesore të misionit dhe komandës “Perëndim”. Me praninë e kreut më të lartë ushtarak dhe shtetëror në kazermën “Ilinden” në Shkup, do të realizohet solemnitet ushtarak me rastin e dërhimin në kontinentin e…

Lexo më shumë

Mali i Zi e shpallë person ”non grata” aktivisten shqiptare, për shkak të flamurit shqiptar

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me aktivisten shqiptare, Elida Jorogonin, në shtetin e Malit të Zi. Kryetarja e “Foleja Kombëtare Shqiptare” është shpallur person ‘non grata’ në Mal të Zi, shkruan Top Channel. Ajo pretendon se kjo ndodhi pas daljes së saj në emisionin” Shqipëria Live “, ku thoshte se do të shkonte më 15 tetor në Triesh për tu dhuruar flamuj kuq e zi, nxënësve të shkollës ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’. “Edhe pse jam shpallur non grata do të çoj flamujt për nxënësi e shkollës ‘‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’’. Do…

Lexo më shumë

Nimanbegu pas takimit me Krivokapiq: Do të insistojmë në realizimin e programit tonë

Sot në Podgoricë u mbajt takimi i  të mandatuarit për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq dhe përfqësuesve të Listës Shqiptare. Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu, tha se në takimin e sotëm është diskutuar kryesisht për prograimin e qeverisë si dhe janë parashtruar kërkesat që ka ky koalicion në lidhje me këtë program, e që kryesisht kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, por jo vetëm, të trevave ku jetojnë shqiptarët. Nimanbegu tha se në këtë takim nuk është diskutuar për postet eventuale…

Lexo më shumë

DRITAN ABAZOVIQ MERR DIKASTERET E SIGURISË, ACAROHEN SERBËT

Qeveria e re e Malit të Zi, e cila konfigurohet zyrtarisht ditën e diel, ka marrë formën e saj dhe siç bëjnë të ditur mediat , gjithçka është arritur në momentin e fundit pas presionit të komunitetit ndërkombëtar. Shqiptari Dritan Abazoviq, që drejton partinë URA dhe ka 4 deputetë vitalë për mazhorancën e re do të mbajë dikasteret e Sigurisë; ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret. Këtë opsion e kanë kundërshtuar fuqishëm partitë proserbe, por në fund ka qenë presioni i madh ndërkombëtar që ka ndikuar…

Lexo më shumë