Propozimi nga një OJQ që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë që do të mbahet në Mal të Zi në muajin prill të vitit të ardhshëm që mos të evidentohet struktura kombëtare, gjuhësore e fetare e popullsisë sikurse në regjistrimet e deritashme(1948-2011) është irituese dhe e papranueshme, sepse çdo qytetar përveç emrit dhe mbiemrit ka identitetin e vet, ndërsa çdo eliminim i këtyre strukturave është mohim i të drejtave e lirive të qytetarëve në përgjithësi e pakicave kombëtare në veçanti, sidomos për ne shqiptarët sepse do të eliminohej instituti i…
Lexo më shumëKrivokapiq publikon emrat e kandidatëve për postet ministrore
I mandatuari për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka publikuar sot emrat e kandidatëve për postet ministrore. Shumica dërrmuese e këtyre emrave janë pak apo aspak të njohur për opinionin publik, edhe pse disa vlerësohen si ekspertë në fushat përkatëse. Qeveria e re do të ketë 12 ministri, atë të jashtme për të cilën propozohet, Gjorgje Radulloviq, të punëve të brendshme, ku kandidat është Nikolla Terziq, financave Millojko Spajiq, kulturës dhe sportit, Vesna Bratiq, shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, ekonomisë, Jakov Millatoviq, investimeve kapitale, Mlladen…
Lexo më shumëPatriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej hospitalizohet pas pjesëmarrjes në funeralin e Amfilohijes
Patriku i Kishes Ortodokse Serbe Irinej eshte hospitalizuar ne spitalin special ne Beograd. Si pasojë e pjesëmarrjes ne funeralin e mitropolit Amfilohije ne Podgorice patriku serb Irinej eshte infektuar me covid-19 dhe eshte shtrire ne spitalin special per te infektuarit me covid-19 ne Beograd. Perndryshe pas funeralit te Amfilohut ne te cilin pjesemarresit nuk i respektuan masat preventive shendetesore ne Mal te Zi eshte rritur numri i te infektuareve në mënyrë drastike ndersa pritet nje rritje edhe me e madhe ne ditet ne vijim.
Lexo më shumëAbazoviq i drejtohet Krivokapiqit: Nuk ka kompromis me Ministrinë e Brendshme, ose gjeji deputetët për ta krijuar qeverinë e Malit të Zi
Në takimin me të mandatuarin për kryeministër, Zdravko Krivokapiq, nuk u ra dakord se kujt do i përket sektori i sigurisë, por nuk ka asnjë kompromis me ne, sepse ne nuk do të luajmë bixhoz me Malin e Zi, tha udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq. “Nuk është rënë dakord, por nuk ka asnjë kompromis me ne, sepse ne nuk do të luajmë bixhoz me Malin e Zi. Për sa kohë që varet nga ne, nuk do ta bëjmë. Nëse nuk u përshtatet atyre, nëse duan të prezantojnë njerëz…
Lexo më shumëKamioni me mbi 2 ton marijuanë nga Shqipëria kapet në Malin e Zi
2.6 ton marijuanë janë kapur në Podgoricë nga policia e Malit të Zi në një kamion që kishte hyrë nga Shqipëria. Në pranga ka rënë shtetasi shqiptar Elvis Calik. Droga u kap në terminalin doganor në një aksion të përbashkët të Drejtorisë së Policisë – Sektori për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Administratës Doganore. Lënda narkotike u gjet në një kamion që hyri nga Shqipëria në pikën kufitare Bozaj. “Sot, u krye një veprim i përbashkët i Administratës së Policisë dhe Administratës Doganore, i kryer për një…
Lexo më shumë