Nesër homazhe në përvjetorin e 22-të, të rënies heroike të dëshmorit Jeton Dedushaj

Përmes një postimi në llogarinë e ti ne Facebook, vëllu i dëshmorit te kombit Jeton Dedushajt, Kastrioti njofton se nesër në Kompleksin memorial në Gllogjan bëhën homazhe për Dëshmorin e Kombit.

Postimi i plotë:

Nesër, në përvjetorin e 22-të të rënies së vëllaut tonë, kujtojmë dëshmorin e kombit Jeton I Dedushaj.

Vëllau ynë e ndjeu me shpirtë se liria nuk fitohet pa gjak dhe u flijua me datën 05.06.1999 ne DASHINOC/Deçan.

Lavdi për të gjithë dëshmorët e kombit.

Ne si familje, me shokë, miq, dashamirë dhe bashkëluftëtar përkujtojmë dëshmorin e kombit JETON I DEDUSHAJ,në ora 11:00, datë:05.06.2021  në kompleksin memorial në Gllogjan.

Jeton Idriz Dedushaj (01.05.1975 – 05.06.1999 )

Dëshmori Jeton Dedushaj u lind më 5 janar të vitit 1975, në trevën e Plavë-Gucisë, në fshatin Vuthaj, në një familje të dalluar në luftë për liri e pavarësi dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare përgjatë një shekulli.

Prej datës 5 qershor 1998, kur u radhit në radhët e UÇK-së në Shtabin e UÇK-së në Gllogjan të Rekës, mori pjesë dhe u dallua në një varg betejash kundër forcave serbe si: në Betejën e Loxhës, të Gllogjanit, të Vrellës, të Jabllanicës, të Lumbardhit, etj.

Në shtator të vitit 1998, pas riorganizimit të radhëve të UÇK-së, Jeton Dedushaj u sistemua në Brigadën 131 “Jusuf Gërvalla”. Kjo brigadë, nën drejtimin e komandantit Daut Haradinaj,

Ra heroikisht më 5 qershor 1999, në njërën ndër betejat më të rrepta në vijën e parë të frontit Lumbardh-Pozhar, ku luftimet u zhvilluan në afërsi, edhe trup më trup. Të njëjtën ditë u varros me nderime të larta ushtarake në Maznikë. Më 24 gusht 1999, trupi i tij u rivarros në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, ku prehet edhe sot.

Pas përfundimit të luftës, në vendin e rënies i është ngritur pllakë përkujtimore. Për të janë kënduar këngë e janë thurur poezi, janë shkruar dhjetëra shkrime përkujtimore. Emrin e Jeton Dedushajt, këtij trimi të Vuthajve e mbajnë me krenari edhe shumë rrugë të Kosovës. Sot Jetoni është i pavdekshëm në mesin e të pavdekshmëve të kombit, si një dëshmi emblematike se një popull që e bashkon gjaku dhe gjuha, që e bashkon pashkëputshmëria territoriale, nuk e ndajnë dot kufijtë e dhunshëm, se një komb që ka djem si Jeton Dedushaj me bashkëluftëtarë që i dalin zot, nuk vdes kurrë!

Ne vendlindjen e Jetonit ne Vuthaj ne ambientet e Shtëpisë se Kulturës ne mesin e portreteve te burrave te mëdhenjë te trevës tone, si Ali Pashe Gucisë e Jakup Ferrit, Akademik Rexhep Qoses qëndron edhe portreti i dëshmorit tone. Për te nderuar jetën dhe veprën e këtij trimi te madh te trevës tonë.

/Plava e Gucia Sot