Camaj: Qytetarët e Malësisë, nga 1 tetori, të mos i paguajnë Podgoricës, faturat për mbeturina

Drejtori i SHPK “Komunale”, Nikollë Camaj, gjatë seancës në Kuvendin e Komunës Tuzit, u bëri ftesë qytetarëve të Malësisë, që nga 1 tetori,  të mos i paguajnë më Podgoricës, faturat për mbeturina. Camaj, ndër tjera theksoi se nga data 1 nëntor faturat do të vijnë për pagesë me vulë të SHPK “Komunale”-Tuz.Ndërkaq, për këtë, vendim ka sjellë kuvendi i Komunës së Tuzit, i cili edhe miratoi çmimet e sherbimeve.

Lexo më shumë

Nesër në Mal të Zi mbahet seanca konstituive e Parlamentit

Seanca konstituive e përbërjes së re të Parlamentit të Malit të Zi do të mbahet nesër në Podgoricë. Në seancën e parë pas zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura më 30 gusht, do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e rinj të Parlamentit të Malit të Zi, si dhe kryetari dhe anëtarët e Këshillit administrativ, një organ punues parlamentar i ngarkuar me zgjedhjet dhe emërimet. Sipas parlamentit malazes, paraprakisht do të duhet të miratohet raporti i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe mandatet e çertifikuara të deputetëve.

Lexo më shumë

Zjarre masive në kufirin Mal i Zi-Shqipëri, Abazoviq kërkon ndihmën e NATO-s

Kufiri mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përfshihet nga zjarre masive. Siç bëjnë të ditur mediat malazeze, në Parkun Kombëtar të Liqenit të Shkodrës, në kufi me Shqipërinë, kanë shpërthyer një numër i madh zjarresh, të cilat kanë vijuar prej dy ditësh. Partia Ura e Dritan Abazoviqit i bëri thirrje Drejtorisë për Situatat e Emergjencës që urgjentisht të ndërhyjë për në vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarreve. Abazoviq ka shprehur indinjimin nga mosreagimi i autoriteteve dhe lënia e Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës në duart e fatit. “Nëse…

Lexo më shumë

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për studentët nga Mali i Zi për vitin akademik 2020/2021

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të ri në vitin akademik 2020/2021. Këtë vit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të pranohen 76 studentë nga Mali i Zi. Më poshtë keni vegzën në lidhje me hapjen e Konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor për vitin akademik 2020/2021 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lexo më shumë

Dritan Abazoviq pritet të bëhet ministri i katërt i jashtëm shqiptar në rajon

Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga “Novosti”, e cila ka nxjerrë detaje lidhur me formimin e Qeverisë që do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapiq,. Sipas mediave malazeze, Abazoviq ka luajtur një rol vendimtar në formimin e kësaj qeverie dhe eliminimin e pushtetit të deritanishëm të Milo Gjukanoviqit. Abazoviq ka qenë përcaktues edhe në programin dhe detyrat e Qeverisë së re, duke mbajtur në fokus Kosovën…

Lexo më shumë