Para pak çasteve përfundoj takimi i subjekteve politike të Gucisë me ç’rast u dakorduan që të krijohen organet e reja të pushtetit te komunës bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit. Bartëse të pushteti për komunën e Gucisë do të jenë Koalicionit Shqiptarë, Partia së Gjukanoviqit dhe Partia Boshnjakeve. Ndër të tjera vlen të theksohet se Kryetari i Kuvendit dhe Nënkryetari i Komunës do jenë nga rradhët e shqiptarëve. Kryetare e Komunës do të jetë përsëri Anella Çekiq, nga partia e Gjukanoviq që ka 11 këshilltarë në kuvendin komunal të…
Lexo më shumëSot edhe 15 raste të koronavirusit në Plavë, një rast vdekje në Guci
Në regjistrimin e fundit në Mal të zi janë regjistruar edhe 182 raste të koronavirusit nga të cilat 15 në komunën e Plavës. Në Guci ka vdek nji pacient i lindur me 1957. Në Plavë tani janë 59 raste aktive ndersa në Guci 10 të tilla.
Lexo më shumëAbazoviq garanton për Der Spiegel: Njohja për Kosovën nuk tërhiqet kurrsesi
Lideri i partisë URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë për gazetën prestigjioze Der Spiegel se aleanca e re e arritur në mes të tri partive opozitare do të arrijë të rrëzojë Milo Gjukanoviqin dhe ka thënë se kursi drejt integrimit europian nuk do të ndryshojë. “Ne udhëheqësit e tre aleancave elektorale nënshkruam një marrëveshje të mërkurën. Ndër të tjera, ajo përcakton se Mali i Zi mbetet një anëtar i NATO-s, vazhdon të përpiqet për integrimin në BE dhe nuk e revokon njohjen e Kosovës. Nëse ndonjë…
Lexo më shumëShoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” nga Miçigani, ndihmon 30 familje me nevoja të veçanta
Në QKI, “Malesia” në Tuz, kryetari i Shoqatës adhtetare “Malesia e Madhe” nga Miçigani, z.Ruzhdi Gjokaj, ndau mbi 30 ndihma, për familjet të cilat kanë përsona me nevoja të veçanta, me vlerë prej 300 $ për person. Gjatë fjalës përshendetëse, z.Ruzhdi Gjokaj, ishte shumë i emocionuar nga madhi për vendlinje, e që nuk i munguan as lotët, ç’gjë, te të pranishmit zgjoi emocione të veçanta.Të pranishmit në emer të pushtetit lokal në Tuz, i përshëndeti, kryetari i LDSH-së, z. Nikollë Camaj, i cili falenderoi shoqaten në fjalë për ndihmen që…
Lexo më shumëNJOFTIM NGA FAMILJA VUÇETAJ
Njoftojmë të afërm miq shokë dhe dashamirë se me 8 Shtator papritmas në New York ndërroj jetë në moshën 79 vjeçare më i dashuri ynë MEHMET ALI VUÇETAJ 10 Shtator 1941 – 8 Shtator 2020 Varrimi i të ndierit do të bëhet në vendlindjen e ti në Vuthaj komuna e Gucisë ditën e Hënë me 14 Shtator 2020 në ora 14:00 ne varrezat e fshatit ne lagjen Katundi i Sirëm. Te gjitha shërbimet lidhur me ceremoninë mortore do te mbahen ne Shtëpinë e Kulturës , në Vuthaj. Të pikëlluar bashkëshortja,…
Lexo më shumë