MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR

Nga Xheladin Zeneli Në vitin 2020 erdhi deri te ndërrimi i pushtetit në Mal të Zi, kur pas qeverisjes së tre dekadave të Partisë Demokratike të Socialistëve( DPS), me në krye Millo Gjukanoviqin, muarën pushtetin subjektet politike të nji krahu tjetër politik, që deri në at kohë ishin parti opozitare . Kurse nga viti 2023 me pushtetin e Malit të Zi udhëheq “Europa Tani” bashkë me disa subjekte(parti)të tjera me orientime pro serbe dhe pro ruse të cilat përbëjnë shumicën parlamentare.Këtu përfshihet edhe kryetari  aktual i parlamentit të Malit të Zi,…

Lexo më shumë

PARALAJMËRIM PËR SIGURINË PUBLIKE NDALOHET HEDHJA E MATERIALEVE TË NDEZSHME NË KONTEJNERË

Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se është konstatuar hedhja e materialeve të ndezshme në kontejnerët e mbeturinave, veprim ky që ka shkaktuar zjarr, incidente serioze dhe dëme të konsiderueshme materiale. Këto sjellje përbejnë rrezik permanent të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, pronën publike e private, si dhe për mjedisin urban. Për hire te sigurisë e përgjithshme, ju bëjmë thirrje të mos hudhni materiale të ndezshme në kontejnerë dhe të respektoni rregullat e përcaktuara për menaxhimin e mbeturinave. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi, por parandalimi i rrezikut. Megjithatë, në rast se…

Lexo më shumë

Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplomatike

Nesër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, do të zhvillohet votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës. KQZ-ja ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se vetëm 19,187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 27 dhjetor, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë…

Lexo më shumë

Bëri shqiponjën në Podgoricë: Edhe pse fitoi finale, pingpongisti kosovar eliminohet nga gara

Një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi, pasi gjatë festës së fitores në finale bëri simbolin e shqiponjës me duar. Lajmi u bë i ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti Rejan Krasniqi. Ngjarja ndodhi në turneun “Podgorica Open”, i zhvilluar në kryeqytetin e Malit të Zi. Sipas njoftimit të klubit ferizajas, vendimi për diskualifikimin e Krasniqit u mor nga organizatori i turneut, menjëherë pas përfundimit të finales. Në videon e publikuar…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA GJONBALAJ

Njoftojmë shokë, miq dhe dashamirë se sot, më 23 dhjetor 2025, në Vuthaj, në moshën 85-vjeçare, ndërroi jetë më i dashuri ynë, SADRI FAZLIA GJONBALAJ Për detajet dhe shërbesat mortore do t’ju njoftojmë me kohë, sapo të informohemi nga familja. Të pikëlluar: familja Gjonbalaj – bashkëshortja Haka, vëllai Ragipi me familje, të afërmit, shokët, miqtë dhe dashamirët, si dhe të gjithë ata që e njohën Sadri Fazlin. Ngushëllim nga Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” Redaksia e portalit Plava e Gucia Sot i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes…

Lexo më shumë