Ministra e Financave ndan 10 mijë euro për rindërtimin e shkollës së djegur në Dacaj të Malit të Zi

Pas marrjes së informatave për djegien e shkollës fillore në fshatin Dacaj të Komunës së Rozhajës, në Republikën e Malit të Zi, Ministria e Financave dhe Transfereve është interesuar për rindërtimin e kësaj shkolle. Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë kontaktuar autoritetet lokale dhe komuniteti shqiptar në Malin e Zi. “Si rrjedhojë e nevojës së paraqitur, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për rindërtimin e kësaj shkolle të djegur, ka marrë vendim që të ofrojë mbështetje financiare me shumën…

Lexo më shumë

Shqipëria armatoset me Helikopterët e famshëm “Black Hawk” nga SHBA

Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës, ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore shqiptare me helikopterë “Black Hawk”. Helikopterët, asistencë e qeverisë së SHBA pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri dhe për ministren Xhaçka, ky kontribut rrit kapacitetet e Forcave të Armatosura shqiptare. “Jam e lumtur që sot, përmes këtij nënshkrimi i tregojmë qytetarëve tanë se nuk jemi vetëm. Se kemi miq.…

Lexo më shumë

Le Figaro (1922) / Mësimi i gjuhës esperanto në Shqipëri i detyrueshëm në të gjitha shkollat e mesme dhe profesionale!

“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 30 korrikut 1922, në faqen n2, një shkrim në lidhje me mësimin asokohe të gjuhës artificiale esperanto në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Suksesi i gjuhës esperanto “Kush do të guxonte të pretendojë se gjuha esperanto nuk është gati të pushtojë botën?  Qeveria shqiptare sapo ka njoftuar Lidhjen e Kombeve se ka bërë të detyrueshëm mësimin e esperantos në të gjitha shkollat e mesme (!) dhe ato profesionale në Shqipëri. Kjo do…

Lexo më shumë

Shkruan Martin Vulaj: Amerika nuk e përkrah ndarjen

(Një bisedë që duhet të na ndihmojë të gjithëve për t’u qetësuar) Amerika është një fenomen i veçantë në evoluimin politik të njerëzimit. Baballarët e kombit, në fillet e këtij shteti vendosën për themelimin e një republike kushtetuese në vend të një monarkie. Kjo me qëllimin e vetëm që qytetarit t’i jepej një rol qëndror në shtetin e ri. Ndryshe nga demokracitë parlamentare ku pushteti është i përqëndruar te partitë politike dhe udhëheqësit e atyre partive gëzojnë pushtet të konsiderueshëm, në Shtetet e Bashkuara qytetari i zakonshëm as që e…

Lexo më shumë

Në Mal të Zi do të mund të hyjnë nënshtetasit e së paku 19 vendeve

Në Mal të Zi do të mund të udhëtojnë shtetasit e së paku 19 shteteve në të cilat në 100 mijë banorë ka 25 ose më pakë individ të prekur nga korona virusi e që është kriterium i institutit për shëndetin publikë. Sipas të dhënave të sajtit ,, Wordometers,, në Mal të Zi do të mund të vinë nënshtetasit e Sllovenisë, Kroacisë, Sllovakisë, Shqipërisë dhe të Zvicrës. Po ashtu në Mal të Zi do të mund të hyjnë edhe nënshtetasit e Norvegjisë dhe të Austrisë ku në 100 mijë banorë…

Lexo më shumë