BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare

Pas dekadash izolimi dhe një emigrimi masiv, Shqipëria po rikthehet tek rrënjët e saj kulinare falë gjysheve që kanë ruajtur dhe transmetuar traditat e gatimit. Tefta Pajenga, 76 vjeç, është një nga shumë gjyshe shqiptare që tani shfaqen në televizion për të mësuar gjeneratat e reja recetat tradicionale. Në emisionin e saj kombëtar, ish-mësuesja udhëzon gra të reja dhe shtëpiake se si të përgatisin japrakë – gjethë hardhie të mbushura me oriz dhe erëza, një pjatë e shijshme dhe e veçantë që shpesh përgatitet gjatë festave fetare, si muslimane, ashtu…

Lexo më shumë

Kriporja e Ulqinit drejt rilindjes: Themelimi i Ndërmarrjes Publike hap kapitull të ri për këtë zonë të çmuar ekologjike

Pas një procesi të gjatë negociatash dhe konsultimesh, Komuna e Ulqinit, Ministria e Ekologjisë dhe Ministria e Financave kanë arritur një marrëveshje historike që përmbyll të gjitha procedurat për themelimin e Ndërmarrjes Publike “Kriporja e Ulqinit”. Ky vendim, i mbështetur nga përfaqësues të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, i hap rrugë rikthimit të kësaj zone unike ekologjike në funksion të qytetit dhe komunitetit lokal. Kriporja e Ulqinit, e njohur ndërkombëtarisht për biodiversitetin dhe rëndësinë e saj si habitat për shpendët shtegtarë, prej më shumë se dy dekadash ishte e…

Lexo më shumë

Në përvjetorin e rënies, ecje në nderë të Mujë Krasniqit

Në shënim të përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkuftëtarëve të tij, një grup familjarësh, bashkëluftëtarësh dhe qytetarësh po zhvillojnë sot një ecje përkujtimore përgjatë shtigjeve të zonës ku ai dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së ranë heroikisht, në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Pashtrik, në dhjetor të vitit 1998. Kjo ecje po bëhet për të përkujtuar sakrificën dhe qëndresën e luftëtarëve të lirisë. Pjesëmarrësit po ndjekin shtigjet historike që shënojnë momentet e rënies së heronjve. Ecja ka për qëllim ruajtjen e kujtesës historike, nderimin e të rënëve dhe përcjelljen e…

Lexo më shumë

E vërteta pas kërkesës për përfaqësim të garantuar: histori e humbur, propagandë e sotme

Nga Ali Salaj, Ulqin Kërkesa për përfaqësim të garantuar të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi dhe e drejta e vetos u shfaq papritur dhe me një pompozitet të shtuar në opinionin shqiptar. Parë në këndëvështrimin aktual politik, kjo kërkesë mund të kuptohet si  një karrem për elektoratin shqiptar, por njëkohësisht është edhe një formë e manipulimit për të arsyetuar strukjen  e përfaqësuesve shqiptarë në postet e pushtetit. Është kjo një shkollë e njohur e politikës që kur je ngusht, promovo opinionin me “topitje” ose “mashtrim të masave”. Ky…

Lexo më shumë

Dimiq: Partitë që veprojnë kundër Kosovës të përjashtohen nga zgjedhjet

Radimir Dimiq, kryetari i Multietnikes së Kosovës(MEK), në një deklaratë për media, tha se partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. “Iniciativa Politike Multi Etnika angazhohet me parimin që çdo parti politike e cila zhvillon aktivitet anti shtetëror dhe rrezikon rregullimin e rendit  kushtetuese, nuk i respekton ligjet e shteti në çfarëdo forme duke krijuar edhe pasoja të dëmshme ndaj shtetit të Kosovës të ndalohet së vepruar në mënyrë automatike dhe pa asnjë kompromis. Dikush do të mendojë e pyes se…

Lexo më shumë