LAJM MORTOR NGA FAMILJA HAKAJ

Njoftojmë komunitetin, miqtë, shokët dhe dashamirët se sot  në North Carolina  të SHBA-ve ndërroj jetë më e dashura e jonë HASIME MEHAJ HAKAJ 21 Mars 1936 – 22 Maj 2020 Detaje lidhur me varrimin do ti publikojmë këtu në faqe, gjithnjë duke pasur në konsideratë gjendjen aktuale me pandeminë. Të pikëlluar: Djemtë, Shabani, Muzlija, Nerimi,  Balia dhe Azemi me familje, dhe të gjithë të afërmit e të ndierës Hasime. Familjes Hakaj i shprehim ngushëllimet tona me te sinqerta:

Lexo më shumë

Luftëtarë të pamposhtur, qendrestarë të paepur për përmbushjen e kauzës kombëtare

Azgan HAKLAJ Misionarë të ruajtjes së trojeve iliro-dardano-arbërore e identitetit kombëtar. Në shekuj’ e ruajtën të pashuar zjarrin e lirisë. Në shekuj’ e ruajtën të pashuar zjarrin e lirisë. Dishepuj të demokracisë e vlerave europiane, promotorë të finalizimit të endrrës nacionale. Kujtesë historike për shqiptarët në Mal të Zi. Shqiptarët e Malit të Zi janë trashëgimtarë të drejtëpërdrejtë të iliro -dardano -arbërorëve, banorë prej mijëra vjetësh në trojet e tyre kur nuk kishte Rusi, Serbi e as Mal të Zi.Në antikitet ai që sot quhet Mali i Zi ishte Mbretëria…

Lexo më shumë

Kosova e ka zgjedhur rrugën e vet evropiane pro-amerikane

Agim Alickaj

MA. AGIM ALIÇKAJ -Kundërshtimi i politikës së gabuar të ambasadorit Grenell është veprim pro-Amerikan dhe detyrë kombëtare Kemi pse të krenohemi me bukurinë, kulturën, traditën, historinë dhe vlerat e larta njerëzore të kombit shqiptar. Por kemi edhe pse të turpërohemi me mangësitë, vlerat e ulëta dhe të këqijat e shumta të një pjese të vogël të kombit. Punët e liga bëhen më lehtë dhe janë shumë të rrezikshme. Duhet një numër tepër i madh i atdhetarëve për ta mundur një numër shumë të vogël të tradhëtarve. PSE E DUAM AMERIKEN?!…

Lexo më shumë

Plavë- Gucia Edeni Shqiptar: Aty ku e ka folenë Shqiponja, ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri

Nga Azgan Haklaj Një komb-një histori. Plava dhe Gucia, 2 hirushet e trojeve tona etnike përkunden prej mijra vjeçarësh në djepin e legjendave.Aty, Lahuta e lashtë iliriane me tingujt kumbues dhe vajtimtarë përjetëson simbolet e pavdekshme të historisë shqiptare, Teutën dhe Gentin, Gjergj Kastriotin e Oso Kukën, Ali Pashë Gucinë e Jakup Ferrin.Në këto troje kreshnikësh me dragoj e zana, me mite e legjenda që vijnë nga kohët e vjetra pellazgo-iliro- arbërore ora e shqiptarisë rrin zgjuar e shqipet krenare patrullojnë qiejt e maleve që ngrihen përmbi re.Plava e Gucia…

Lexo më shumë

The Times (1880) / Protesta e ulqinakëve drejtuar konsujve të Anglisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë në Shkodër – Nga Aurenc Bebja (Francë)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Maj 2020 “L’Union Conservatrice” ka botuar, të enjten e 30 shtatorit 1880, në faqen n°2, shkrimin e gazetës britanike “The Times” në lidhje me shkresën e ulqinakëve drejtuar asokohe konsujve të Anglisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë në Shkodër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Protesta e Ulqinakëve Ja, sipas Times-it, përkthimi i mirëfilltë i protestës së banorëve të Ulqinit drejtuar konsujve : “Konsujve të Anglisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë në…

Lexo më shumë