Fondacioni Trojet Tona, duke vazhduar misionin e tij fisnik dhe thellësisht atdhetar, ka realizuar edhe këtë vit një veprimtari me rëndësi të veçantë kombëtare. Sot, në Plavë, ky fondacion shpërndau bursa për 81 studentë shqiptarë nga trojet autoktone shqiptare në Mal të Zi, në vlerë totale prej 77,000 euro (mbi 90,000 dollarë). Ky akt fisnik përbën një dëshmi të qartë se investimi në arsim është investim në të ardhmen e kombit dhe në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në trojet tona shekullore. Kjo nismë madhore u bë e mundur falë…
Lexo më shumëNga Vuthajt në frontet e lirisë: historia e jashtëzakonshme e Dr. Ahmet Goçajt
Një jetë në shërbim të atdheut dhe njeriut – nga bankat e shkollës nën përndjekje, te frontet e luftës dhe spitalet ku shpëtoi jetë – Dr. Ahmet Goçaj mbetet një nga figurat më të ndritura të përkushtimit, sakrificës dhe humanizmit kombëtar. Dr. Ahmet Goçaj Dr. Ahmet Goçaj u lind më 26 nëntor 1965 në fshatin Vuthaj, një trevë e njohur për qëndresën e saj shekullore dhe për kontributin e vazhdueshëm në luftërat për liri e dinjitet kombëtar. Vuthajt, me historinë e lavdishme dhe me traditën e burrërisë e të sakrificës,…
Lexo më shumëHULUMTUES E STUDIUES I PASIONUAR I ARKIVAVE (1949-2025)
Hajrullah Hajdari(1949-2025) Në vendet e ish kampit socialist vetëm pas rënies së komunizmit si ideologji dhe socializmit si sistem shoqëror hulumtimet dhe studimet shkencore përjetuan rilindje. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse ekzistonte cenzuara ideologjike që ka kufizuar hulumtimin dhe penguar publikimin e studimeve të ndryshe shkencore. Në një situatë të tillë ishin edhe shqiptarët në Mal të Zi të cilët kanë jetuar në rrethana të tilla shoqërore, sepse çdo hulumtim e publikim kishte koston e vet. Por, pas vitit 1990, me miratimin e pluralizmit për hulumtuesit e…
Lexo më shumëNdërron jetë miku i madh i shqiptarëve, kongresisti amerikan Eliot Engel
Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të çështjes shqiptare dhe veçanërisht të Kosovë. Eliot Engel shërbeu për dekada si anëtar i Kongresit amerikan, duke përfaqësuar shtetin e New York dhe duke u bërë një nga mbështetësit më të vendosur të shqiptarëve në periudhat më kritike të historisë sonë moderne. Ai ishte ndër figurat kyçe politike në Washington, D.C. që ngriti vazhdimisht…
Lexo më shumëKrenari shqiptare në industrinë hapësinore: Albon Redzepi kontribuon në rikthimin e njerëzimit në Hënë
Një arritje e rëndësishme që lidhet edhe me emrin e një profesionisti me origjinë shqiptare po shënohet në një nga projektet më të mëdha të njerëzimit — rikthimin e njeriut në Hënë. Kompania DEWETRON, Inc., me seli në East Greenwich, po jep një kontribut të rëndësishëm në misionin historik Artemis II, që udhëhiqet nga NASA dhe që përfaqëson misionin e parë me ekuipazh në rikthimin e njerëzimit drejt Hënës pas dekadash. Në krye të operacioneve të kësaj kompanie është Presidenti dhe Drejtori i Operacioneve, Albon Redzepi, emër që ngjall krenari…
Lexo më shumë