Rexhep Çunmulaj, emërohet kryeshef i Policisë Komunale të Tuzit

Zyrtari i lartë i Alternativës Shqiptare, Rexhep Çunmulaj, emërohet kryeshef i policisë komunale të Tuzit. “Policia komunale është organ shumë i rëndësishëm në vetëqeverisje lokale! Jetësimi i këtij institucioni në komunën e Tuzit ka një rëndësi të madhe, andaj Kryetari i komunës emëroi Rexhep Çunmulaj ushtrues detyre të kryeshefit të policisë komunale”, thuhet në njoftim të faqes zyrtare të ASH-së.

Lexo më shumë

Një lajm i mirë për shqiptarët në Mal të Zi!

Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi jemi informuar se Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për përjashtimin nga nevoja e pajisjes me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë për të gjithë shqiptarët nga Mali i Zi që punojnë dhe veprojnë në Shqipëri. Ky vendim vjen si rezultat i punës, përpjekjeve dhe bashkëpunimit të suksesshëm të faktorit shqiptar në Mal të Zi me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Ky lajm…

Lexo më shumë

VËLLEZËRIT DEDUSHAJ SHTROJNË RRUGËN GJERË NË LAGJEN ZARONICË (video)

Vuthaj 11 Maj 2019 Me vetëfinancim vellezërit Shaban, Qazim dhe Agim Seferi Dedushaj sot filluan të shtrojnë rrugen nga lagjja Katuni i Sipërm në Vuthaj gjerë në Zaronicë më gjatësi prej 2 km. Vite më herët vëllezërit Dedushaj kishin ndërtuar shtepit e tyre në vendlindjen e tyre por rruga për në Zaronicë ishte problematike dhe e pakalueshme pēr automjete. Duhet theksuar po ashtu që vite më parë vellezërit Dedushaj kishin hapur rrugën për herë të parë në historinë e kësaj lagje piktoreske te Vuthajve. Shtrimi i kësaj rruge do ta…

Lexo më shumë

Fondacioni Lukaj mbështet financiarisht studentët Shqiptarë nga Mali i Zi

RIT Kosovo (A.U.K), i njohur më herët edhe si Universiteti Amerikan në Kosovë, është institucioni i vetëm jofitimprurës i arsimit të lartë në Kosovë, me ligjërata tërësisht në gjuhën angleze, i cili ofron diplomë Amerikane të akredituarë dhe të njohurë në gjithë botën falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Rochester Institute of Technology (RIT), New York. Studentët që përfundojnë studimet me sukses shpërblehen me diplomë Amerikane direkt nga RIT. Kjo është përparësia dhe veçantia e institucionit RIT Kosovo (A.U.K)! RIT Kosovo (A.U.K) ofron studime në një gamë orientimesh akademike si Ekonomi dhe Statistikë, Menaxhment dhe Ndërmarrësi, Dizajn Grafik dhe Multimedia, Ueb dhe Informatikë Mobile,…

Lexo më shumë

Nimanbegu: Pas pavarësisë, Mali i Zi nuk respektoi kërkesat politike të shqiptarëve (Video)

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, deputeti shqiptar, Genci Nimanbegu në një intervistë për Rubikon të KTV-së përmendi faktin se kombin shqiptar në Mal të Zi nuk kishte nevojë ta bindë askush për votim pro pavarësisë së shtetit malazez mirëpo, thotë ai, zhvillimi i mëtejshëm i shtetit nuk respektoi kërkesat politike të shqiptarëve atje. “Shqiptarëve në Mal të Zi nuk u është dashur një ftesë nga dikush që të votojnë për pavarësinë e Malit të Zi. Ne duke qenë se jemi pjesë përbërëse e kombit shqiptar e kemi pas…

Lexo më shumë