Burimi: Gazeta malazeze Vijesti Policia e Malit të Zi ka arrestuar disa persona në Podgoricë, pasi dyshohet se po përgatiteshin për një sulm ndaj dy shtetasve të huaj – një nga Turqia dhe një tjetër nga Azerbajxhani. Sipas raportimit të gazetës Vijesti, gjatë kontrollit policor janë sekuestruar disa shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin në këtë sulm të planifikuar. Arrestimet janë kryer në lagjen Zabjelo, në një objekt të njohur si “Komanka”. Policia ka bërë të ditur se veprimet janë ndërmarrë në kuadër të masave të përforcuara,…
Lexo më shumëPas arrestimeve në Podgoricë, Mali i Zi ndryshon politikën e vizave për Turqinë
Qeveria e Malit të Zi do të heqë të hënën – me procedurë të përshpejtuar – regjimin pa viza për shtetasit turq, njoftoi kryeministri Millojko Spajiq në orët e vona të së dielës përmes një postimi në X. “Do të nisnim bisedime intensive me Turqinë për të gjetur, në frymën e bashkëpunimit të mirë dhe aleancës, modelin më të mirë në interes të të dyja palëve”, tha Spajiq. Ai nuk dha arsye për heqjen e regjimit pa viza. Operacion policor dhe thirrje antiturke Njoftimi i Spajiqit erdhi pasi policia gjatë…
Lexo më shumëNë Mal të Zi nuk ka arrestime për grafite anti-shqiptare
Një shtetas i Kosovës është dënuar me 10 ditë burg në Mal të Zi pasi pranoi se kishte shkruar grafitin „APRZ UÇK 1878“. Përveç kësaj, ndaj tij u vendos edhe masa mbrojtëse për dëbim njëvjeçar nga territori i Malit të Zi. Ky rast ka ngjallur reagime në opinion, pasi ndër vite në qytete të ndryshme të Malit të Zi shkruhen grafite fyese dhe nxitëse kryesisht kundër shqiptarëve e boshnjakëve, por nuk dihet për ndonjë rast kur autorët e tyre janë arrestuar dhe dënuar me burg. Kjo qasje e institucioneve ngre…
Lexo më shumëJon Kuka `rrah` serbin, fiton të bronztën
F.Bytyqi/RTKlive Xhudisti kosovar Jon Kuka shkëlqeu në Kupën Evropiane për Kadetë, që u mbajt në Kranjska Gora, Slloveni, duke siguruar medaljen e bronztë pas një paraqitjeje mbresëlënëse. Në xhiron e parë, Joni triumfoi me Ippon ndaj gjermanit Moritz Schubert. Kurse në xhiron e dytë, ai mposhti me dy Yuko austriakun Djamil Kurbanov. Në ndeshjen e radhës, pavarësisht një performance të mirë, Joni u mund me Wazari nga holandezi Celil Uyar. Ndërsa në repasazh, Joni tregoi forcë dhe vendosmëri. Fillimisht mposhti me Ippon izraelitin Yuval Fuchus. Më pas fitoi me tri…
Lexo më shumëShtetasi i Kosovës dënohet me 10 ditë burg në Mal të Zi për shkruarje të grafitit
Shtetasi i Kosovës Edison Shehu (22) u dënua me 10 ditë burg pasi pranoi se sot në vendin Meljine, në Herceg Novi shkroi grafitin “APRZ UÇK 1878”. Atij iu caktua edhe masa mbrojtëse njëvjeçare e dëbimit të një shtetasi të huaj nga territori i Malit të Zi. Kjo u konfirmua për “Vijesti” nga Gjykata për Kundërvajtje të Vogla e Budvës – Departamenti i Hercegnovit. Sipas “Vijesti”, shtetasi i Kosovës kreu shkelje të nenit 18 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, i cili përcakton se kushdo që shkakton dëme në…
Lexo më shumë