Një njoftim urgjent u është drejtuar pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, në veçanti banorëve të krahinës së Plavës dhe Gucisë, që të ndërrojnë letërnjoftimet e vjetra të lëshuara para datës 30 mars 2020. Këto dokumente njihen lehtësisht pasi kanë fotografi bardh e zi dhe nuk kanë çip elektronik në pjesën e pasme. Ministria e Brendshme e Malit të Zi ka bërë të ditur se nuk planifikon zgjatje zyrtare të afatit për zëvendësimin e tyre, ndonëse qytetarët kanë ende mundësi për një periudhë të kufizuar kohe që të…
Lexo më shumëTetori Rozë në Tamarë – Vrapo për Jetën
Muaji Tetor na bashkon në një kauzë fisnike: ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Sot, në Tamarë, qytetarë, nxënës dhe profesionistë të shëndetësisë u bashkuan në një aktivitet simbolik për jetën, kujdesin dhe shpresën. Njësia Administrative Kelmend, me në krye administratoren Florida Peraj, organizoi këtë aktivitet në kuadër të fushatës sensibilizuese “Tetori Rozë – Vrapo për Jetën”, duke sjellë bashkë institucione dhe qytetarë në mbështetje të grave dhe shëndetit të tyre. Në këtë aktivitet morën pjesë: Ky bashkëpunim solli një mesazh të fuqishëm solidariteti: “Së bashku jemi më të forta.” Me…
Lexo më shumëSerbia alarmohet nga mbërritja e dronëve turq në Kosovë
Mbërritja e dronëve turq të tipit “Skydager” në Prishtinë ka alarmuar Serbinë dhe qeverinë e saj, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç reagoi ashpër duke akuzuar Turqinë për “shkelje të Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244”. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës e konsideron këtë furnizim si hap drejt forcimit të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së sovranitetit, duke kujtuar se Kosova ka të drejtë të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj përballë kërcënimeve historike nga një shtet që ka ushtruar agresion dhe gjenocid ndaj popullsisë shqiptare — krime të konfirmuara nga Gjykata…
Lexo më shumëTrajnim në gjuhën shqipe për aplikimin në Fondin për të Drejtat e Pakicave
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi fton pjesëmarrësit në Ulqin Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Fondin për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, ka shpallur një thirrje publike për pjesëmarrje në një trajnim informues që do të mbahet të enjten, më 16 tetor, duke filluar nga ora 13:00, në sallën e hotelit “Nobel” në Ulqin, transmeton Ulqini Online. Qëllimi i trajnimit është prezantimi i Udhëzuesit për aplikantët e Fondit, një dokument i cili synon të thjeshtojë dhe sqarojë në mënyrë të…
Lexo më shumëP Ë R K U J T I M: SYLË JAKUPI GJONBALAJ
Sot mbushen 12 vite pa praninë tënde, por asnjë ditë pa kujtimin tënd. Edhe pse nuk je më fizikisht mes nesh, dashuria, buzëqeshja dhe urtësia jote vazhdojnë të jetojnë në çdo kujtim e në çdo zemër që të deshi. Na mungon fjala jote, dora jote e ngrohtë, buzëqeshja jote e mirë — por krenaria për Ty nuk shuhet kurrë. I përjetshëm mbetet kujtimi yt, i dashur Sylë, shembull i dashurisë, përkushtimit dhe forcës shpirtërore. Të kujtojmë me mall, me nderim dhe me dashuri të pafund. Do të jetosh përgjithmonë në…
Lexo më shumë