PAPUNESIA NE VENDLINDJE

“PAPUNESIA NE VENDLINDJE”

Ruajtja e qenies shqiptare, mbijetesa dhe afiniteti për pune, mirëqenia ekonomike e një qytetari te rëndomtë ne Plave Guci është breng e mbi brenga e çdonjërit qe mendon për te mirën atyre trojeve.
Gjatë vizitës dhe kontakteve ne vendlindje bisedë dhe debat kryesor është, ishte dhe do te mbetet çështja e punësimit. Pa debatuar fare për te kaluarën dhe sistemin e ekonomisë se planifikuar me plane pesëvjeçare ne sot te dashur bashkëvendës jetojmë ne kohëra tjera ne një ekonomi tregu ku kualiteti, cilësia dhe plasmani ne treg është esenciale për mbijetesën e çdo biznesi.
Nga eksperienca e ime ne shërbim te komunitetit dhe çështjes kombëtare kam ardhur ne konkludime te qarta se çdo nisme është e suksesshme kur niset nga baza ne mënyrë te shendosh, andaj dhe suksesi dhe rezultati ne jetësimin e nismës apo projektit nuk do te mungoj. Iniciativat për hapjen e ndonjë biznesi ne vendlindje përmes AKSIONEVE thuajse është mision i mundimshëm por edhe jo i pa realizueshëm.

Idea-Propozimi:

FABRIK PER TUBIM DHE AMBALAZHIM TE PRODUKTEVE BUJQESORE, BYLMETIT DHE MISHERAVE NE PLAVE GUCI

Duke ditur se treva e jonë sektor kryesor ka blegtorin andaj pse mos te vejmë ne jete resurset natyrore qe posedon kjo treve . Blegtoria është ai sektor i cili mund te jetë me i aplikueshmi, atëherë një fabrikë e tillë do te bënte mbledhjen, ambalazhimin dhe plasmanin e produkteve te tilla ne SHBA dhe vende te tjera. Kam një bindje se vetëm diaspora e Plave Gucisë po te furnizohej me këto produkte atëherë kjo fabrikë do te ishte e suksesshme. Përpos efektit te punësimit direkt te disa punëtorëve kjo fabrikë indirekt do te ishte edhe garant për bujqit e trevës tone qe te merren me prodhimtari dhe shtimin e kapaciteteve prodhuese.

Implemetimi:

Nisma e një aksioni te përgjithshëm për një projekt te till nuk është mënyra ma e mire, sepse çdo fabrikë apo biznes duhet te ketë titullar-pronar te pronës dhe menjëherë një projekt i tillë do te haste ne ballafaqime te natyrës pronësore, Por edhe kjo nisme ne këtë forme do te ishte e mundur te realizohet përmes marrëveshjes – kontratës se ndërsjellët qe ekspertet e problematikave pronësore dhe juridike mund ta zgjedhin at. Mënyra me ideale është nëse kemi investitor ndonjë biznesmen nga treva e jone apo një grup investitorësh qe do te bashkonin kapitalin per nje fabrikë te këtillë.

Apel Publik për te rinjet tanë ne vendlindje:

Te rinjve tan ne vendlindje do i lutesha qe te sfidojnë diasporën me këtë projekt duke punuar një projekt te detajuar për këtë nisme dhe te elaboruar mire ne detaje, duke prezantuar Ofertën e kompletuar dhe do shohim se si do te reagoj diaspora apo qofte për këtë projekt, apo edhe me ndonjë projekt tjetër te aplikueshëm ne vendlindje qe do te ndikonte për te mirën e trevës tone.
Duke ditur dhe besuar fuqishëm ne diasporën plave guciase jam i bindur se do te këtë angazhim ne këtë drejtim :

ESAD GJONBALAJ
NY 27 Shtator 2017