Personalitet me referenca të larta universale shkencore

Nga: Shaban Hasangjekaj

Naser Ferri ka qenë aktiv me pjesëmarrje në një numër të madh konferencash e simpoziuemesh ndërkombëtare jashtë Kosovës: më 1993 – në Zhallec të Sllovenisë, 1986 – në Pullë të Kroacisë, 1989 – në Bled të Sllovenisë, 2004 – në Zagreb të Kroacisë dhe në Tiranë të Shqipërisë, 2005 – në Split të Kroacisë, tri vite me radhë 2006, 2007 dhe 2008 – në Pullë të Kroacisë, 2009 – në Split të Kroacisë, 2010 – në Pullë dhe Poreç të Kroacisë, 2011 – në Pullë të Kroacisë, 2012 – në Lubjanë të Sllovenisë dhe Pullë të Kroacisë, 2013 – në Ferrara të Italisë, Caransebes të Rumanisë dhe Pullë të Kroacisë, 2014 – në Zagreb të Kroacisë, në Doha të Qatarit dhe në Caransebes të Rumanisë, dhe në vitin 2016 – në qytetet e Kosovës: Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë

Historia e kombit shqiptar është e lashtë dhe e lavdishme. Ajo është përplot figura të ndritshme të cilat kanë dhënë çdo gjë për një ideal të vetëm të shenjtë – lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Në mesin e këtyre figurave markante dhe patriotëve të mëdhenj të kombit, vend të rëndësishëm zë edhe patrioti, ideatori dhe komandanti i shquar ushtarak shqiptar nga Plava, Jakup Ferri, i cili pas vdekjes ka lënë shumë pasardhës – trashëgimtarë, djem, nipa e stërnipa, profilesh të ndryshme intelektuale të shkapërderdhur me jetesë dhe punë anë e kënd botës. Njëri ndër ta është nipi – arkeologu dhe këshilltari shkencor në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, prof. dr. Naser Ferri.
Naser Ferri u lind në Pejë, më 12 janar 1955. Arsimimin fillor dhe të mesëm e kreu në Pejë, ndërsa studimet universitare me sukses të shkëlqyer në Zagreb – Dega e Arkeologjisë e Fakultetit Filozofik më 1978, ku i kreu edhe studimet pasuniversitare të magjistraturës më 1987. Tezën e disertacionit të doktoraturës e mbrojti në vitin 1997.
Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Zagrebit, arkeologu i diplomuar, Naser Ferri, në vitin 1979 filloi punën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, fillimisht si asistent, ndërsa që nga viti 2003 ka titullin Këshilltar shkencor. Në periudhën kohore 1996-2002, ishte udhëheqës i Degës së Historisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, ndërsa gjatë vitit 1999 kreu edhe detyrën e drejtorit të Muzeut të Kosovës në Prishtinë.
Që nga viti 1998 ishte i angazhuar si mësimdhënës i jashtëm në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë, ndërsa nga viti 2001 edhe në Degën e Etnologjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ndër themeluesit e së cilës ishte edhe vet ai. Në vitin 2004 u zgjodh profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik të Prishtinës për lëndët: Mitologji dhe Histori e etnologjisë. Në periudhën kohore 2008-2010 ka punuar edhe në Fakultetin e Edukimit (në Gjilan e Gjakovë), kurse prej vitit 2010 deri në atë 2015, ka ligjëruar në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, në Prishtinë dhe Gjakovë.
Arkeologu Naser Ferri kujdes të veçantë i ka kushtuar ngritjes dhe përsosjes së vet profesionale. Në këtë drejtim, qëndrime specializuese e hulumtuese ka realizuar: në vitet 1984, 1985 dhe 1986 në Romë, si bursist i Qeverisë së Italisë, në vitin 1987 në Mynih të Gjermanisë me mjete vetjake, në vitet 1990/91 në Romë, si bursist i Qeverisë së Italisë, në vitin 2000 në Budapest të Hungarisë, me përkrahjen e Fondacionit Soros, në vitin 2010 në Lubjanë të Sllovenisë në përkrahje të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë (SAZU).
Naser Ferri ka qenë aktiv me pjesëmarrje në një numër të madh konferencash e simpoziuemesh ndërkombëtare jashtë Kosovës: më 1993 – në Zhallec të Sllovenisë, 1986 – në Pullë të Kroacisë, 1989 – në Bled të Sllovenisë, 2004 – në Zagreb të Kroacisë dhe në Tiranë të Shqipërisë, 2005 – në Split të Kroacisë, tri vite me radhë 2006, 2007 dhe 2008 – në Pullë të Kroacisë, 2009 – në Split të Kroacisë, 2010 – në Pullë dhe Poreç të Kroacisë, 2011 – në Pullë të Kroacisë, 2012 – në Lubjanë të Sllovenisë dhe Pullë të Kroacisë, 2013 – në Ferrara të Italisë, Caransebes të Rumanisë dhe Pullë të Kroacisë, 2014 – në Zagreb të Kroacisë, në Doha të Katarit dhe në Caransebes të Rumanisë, dhe në vitin 2016 – në qytetet e Kosovës: Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë.
Prof. dr. Naser Ferri, në vitin 2010 ka mbajtur një cikël ligjëratash në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë në Lubjanë, ndërsa në vitin 2014, po ashtu ka mbajtur një cikël ligjëratash në Universitetin e Zagrebit të Kroacisë.
Por gjuhës shqipe, njeh dhe zotëron gjuhët italiane, kroate dhe angleze. Ai merret me arkeologji, histori antike, histori të ilirëve, epigrafi latine, mitologji, etnoarkeologji dhe histori të artit. Është anëtar i rregullt i Shoqatës së Arkeologëve të Sllovenisë (SAD).
Profesor Ferri, është autor i katër veprave monografike: “Statusi shoqëror – ekonomik i të liruarve në provincën romake Moesia superior” (Social and Economic status of Freedmen in the Roman province Upper Moesia), IAP, Prishtinë, 1996, “Monumentet e ushtrisë romake në Mezi të epërme”, (Military monuments of Roman perion in Upper Moesia), Dukagjini, Pejë, 2001, “Mythologia Viva” (Mitologjia e gjallë), IPA, Prishtinë, 2012, “Živa mitologija“ (Living Mythology) botuar nga Qeveria e Republikës së Kroacisë dhe promovuar në Zagreb, Rijekë e Pullë të Kroacisë dhe i dhjetë punimeve shkencore të botuara në revistat shkencore jashtë dhe brenda Kosovës, një pjesë e madhe e të cilave me recensione ndërkombëtare.