Përurimi i përmbledhjes poetike “Vetimat e shuejnë inatin n’Bunë” në Ulqin

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në bashkëpunim me Librarinë “Ulqini”, organizojnë përurimin e përmbledhjes me poezi “Vetimat e shuejnë inatin n’Bunë” të autores Rozafa Shpuza nga Shkodra.

Ky aktivitet kulturor do të mbahet të hënën, më 20 prill 2026, me fillim nga ora 19:00, në ambientet e Librarisë “Ulqini” në Ulqin.

Përurimi pritet të mbledhë dashamirë të letërsisë, krijues dhe intelektualë, duke ofruar një mbrëmje të veçantë poetike dhe artistike.

Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ngjarje, si dhe mediat që ta përcjellin dhe pasqyrojnë këtë aktivitet kulturor.