PËRVETËSIMI DHE KEQPËRDORIMI I SË KALUARËS ILIRO-SHQIPTARE

Nga Prof.Dr.Naser FERRI

Meteoni ilir (Meduni i sotëm) ishte vendbanimi i fortifikuar parahistorik ilir i vendosur në lartësi të  Malësisë së sotme të  Mbishkodrës në krahinën e Kuçit.

Rëndësia historike e Meteonit   ishte se ishte pikë strategjike për mbikëqyrjen e mbrojtjen e kësaj pjese të Ilirikut, ndërsa e veçanta e këtij lokaliteti është që në përfundimin e Luftërave iliro-romake (229-168 p.e.s.) në vitin 168 para erës sonë, pas rënie së qendrës së shtetit ilir Scodra (Shkodra e sotme) mbreti i fundit ilir Genti,Genci (bazileos Gentios, rex Illyriorum Gentius) ishte tërhequr në këtë fortifikatë, ku pas rezistencës heroike të tij e luftëtarëve ilirë ishte mposhtur nga romakët, ishte zënë rob lufte dhe ishte transferuar më 167 në Romë bashkë me familjen e  pasurinë e tij, e pastaj në Iguvium ku ka vdekur dhe ku gjendet varri i tij.

Pas këtyre ngjarjeve shteti ilir ishte bërë pjesë e Ilirikut romak e  këtë fortifikatë e kishin shfrytëzuar romakët e pastaj bizantinët e turqit , por nuk e kishin shkatërruar meqë për shkaqe të pozitës së saj strategjike e kishin shfrytëtzuar për nevoja të veta por me ardhjen e sllavëve  ndërkaq lishte filluar shkatërrimi  fizik i Meteonit (rënimi i mureve e marrja e gurëve për ndërtime të reja) dhe më vonë Meteoni është përvetësuar nga malazezët meqë aty ishte vendosur Muzeu i Mark Milanit.

Kështu sot Meteoni antik nuk promovohet si pjesë e trashëgimisë iliro-shqiptare, por vetëm si vendlindje e Mark Milanit dhe muzeut të tij të vendosur në një shtëpi ku ai NUK KISHTE JETUAR KURRË.

Patjetër duhet përmendur se Meteoni ilir ose Meduni i sotëm gjendet afër fshatit Luhar prej nga e ka prejardhjen familja Ferri dhe prej nga paraardhësit e Jakup Ferrit ishin shpërngulur në Podgoricë e pastaj në Plavë, ku për pesë gjenerata të Ferrajve (Jakupi, Hasani, Mehmedi, Omeri, Agani, Emini, Ramazani, Shemsi, Rizai, Hilmi e shumë të tjerë) me bashkëluftëtarë kishin luftuar për mbrojtjen e realizimin e kauzës kombëtare shqiptare kundër ushtrive malazeze, turke, austriake, serbe e jugosllave deri në vitin 1945.

Në fshatin Luhar (tash i pabanuar) ka ende gjurmë të familjeve Perkaj e Muhaj. Keta te fundit janë shpërngulur ne Dinoshë, ku një pjesë e tyre jeton edhe sot dhe kanë lidhje farefisnore me familjen Ferri.

Biografia e Prof. Dr. Naser Ferrit, kliko KETU