Sot më 1 gusht 2020, në Vuthaj-Guci, u mbajt në mënyrë simbolike Tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2020”.
Duke respektuar rregullat e Institucioneve përkatëse të shëndetësisë, Shoqëria Kulturor Artistike “Maja e Karanfilit”, shfaqi një program modest.
Në kuadër të këtij manifestimi u bë promovimi i monografisë së autores së re, Rilinda Gjonbalaj, “30 vite identitet SHKA Maja e Karanfilit”.
Përpos organizatorëve dhe vendasve, prezent ishin edhe kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj.
(malesia.org)


