BOTA INTELEKTUALE E PLAVË GUCISË- NËNKOLONEL SKENDER HASANGJEKAJ (foto)

“Skender (Haxhi) Hasangjekaj nga djalë i Martinajve në djalë të shqiptarisë”

Kufijtë e Martinajve ishin tepër të vegjël për ta mbajtur brenda vetes tërë shqiptarizmen e birit të sajë të devotshëm Skender Hasangjekajt. Skenderi i lindur në thellësinë e Alpeve shqiptare të cilat vetëm dielli i puthe në mëngjes e në mbrëmje ,që herët e ndjente përgjegjësinë ndaj kombit dhe sikur e gjeti rrugën e tij. U përgatit mirë në Armatën jugosllave të cilës për interes të sajë nuk i bëri asnjë argat por i mori gjithë atë që më vonë do ti duhej për të mbrojtur atdheun e tij. Duke mos u thelluar në aktivitetet e Skenderit në mërgim dhe kontaktet e tij me koleget për organizime të mirëfillta ushtarake të cilat më vonë jo vetëm që konkretizohen por shkëlqejnë ne bëjmë të ditur që Skenderi ka qenë njeri ndër protagonistet kryesor të betejës më të lavdishme të UCK-së në Koshare.

Ai shkoi vullnetarisht atje dhe si profesionist  denjë u mor me përgatitjen e ushtarëve të rinj në shumë fusha ushtarake. Ai si dhe të gjithë eproret tjerë të Koshares nuki  thanë kurrë ushtarit të tyre; shko atje e mere atë pikë por eja pas meje…

Skenderi u plagos rëndë në atë betejë në prill të vitit 1999 dhe ende bashkëjeton me plumbat e armikut në trup. Skenderi dhe disa eprorë të tjerë ishin motivi më i mire i ushtareve të lirisë. Më poshtë do te ju japim disa te dhëna biografike të këtij biri të Martinajve e Plavë Gucisë i cili i dha nderë Kosovës dhe shqiptarisë.

Ja se si e përshkruan me pak fjale një bashkëluftëtar i tij Skënderin;

Shpend Gjocaj thotë;

Skender Hasangjekaj ishte shembulli me i mirë i një ushtaraku profesionist, i prerë i vendosur i kulturuar, Ai pra e dinte se ku ishte nisur dhe se çka donte poashtu e dinte se çka mund ta priste pra e dinte çmimin e lirisë. Mirëpo Ai ishte një trim i urte i pafjale dhe shumë i vendosur. Skender Hasangjekaj është njeri nder eproret më të lavdishëm të Koshares. Respekt i përjetshëm për të përfundon citatin bashkëluftëtari i Skenderit Shpend Gjocaj.

BIOGRAFIA: SKENDER (HAXHI) HASANGJEKAJ

Data e Lindjes               02.05.1965

Vendi i Lindjes              Martinaj, Plave Guci

Shkollimi:  Shkollimin fillor, në Marrtinaj gjegjësisht në Guci

Shkollën e mesme në Plavë, Drejtimi Hotelieri dhe vazhduar drejtimin Ekonomik, në      vitin1983

Shkollimi Universitar, 1984-1988

AKADEMIJA USHTARAKE (Beograd-Sarajevë)

Lëndet kryesore, TAKTIKA, ARMATIMI, PLANIFIKIMI, ZBULIMI DHE KUNDERZBULIMI, SOCIOLOGJI DHE PSIKOLOGJI

NËNTOGER (EPROR USHTARAK)

GUSHT 1988-NENTOR 1991

APJ (Armata Popullore e Jugosllavisë), me detyrë në Dellnicë, Kroaci.

Fillimisht Komandat i Togut, pas tre muaj pune avancohet në detyrë të komandantit të kompanisë. Qershor të vitit 1991 avancohet në detyrë, në komandën e Brigadës në Sektorin e operativës. Shtator nëntor fillon bashkëpunimi me ushtrinë Kroate lidhur me luftën në Kroaci (informacione për gjendjen në kazermë dhe të drejtat e ushtarëve dhe eprorëve shqiptar pas dezertimit nga ish APJ). Me ndihmën e Skenderit dhe të togerit Afrim Bekaj bie kazerma e APJ-së në duart e Ushtrisë Kroate pa luftë. Si rezultat i këtij bashkëpunimi marrim 10% të armatimit dhe municionit nga kazerma e APJ-së dhe formohet njësia mvetanake në kuadër të ZNG (Zbor Narodne Garde-ushtria Kroate) dhe avancohet në gradën e Kapitenit,  me ushtar shqiptar, me qëllim përgatitja për luftë në Kosovë.

03.09.1998-16.06.1999, UÇK Br.138 ”AGIM RAMADANI”,  KOMANDANT I BATALONIT TË PARË

Hartues i Planprogramit për trajnimet bazike të Këmbësorisë dhe trajnimet në murtaja 82mm. Hartues i Planprogramit për trajnime të kadetëve për komandues të nivelit të Togut-Kompanisë, udhëheqës dhe mbikëqyrës i trajnimeve. Ka udhëhequr operacionin në drejtim 555 , me datë 10.04.1999 njësia e Batalonit të parë e mbështetur me njësinë “Kobra”  e merr Kazermën e ushtrisë Serbe me vetëm një Komandues të plagosur, ndërsa Ushtrisë Serbe i shkakton humbje të mëdha. Njëheri kjo është e vetmja kazermë e marrur nga UÇK-ja. Me datë 11.04.1999 në orët e mëngjesit pas ndarjeve të detyrave dhe konsultimeve  (video incizim) takohem për here të fundit me Heroin e Kosovës Agim Ramadani. Me datë  16.04.1999 vullnetarisht lajmërohet për ti dalë në ndihmë Sali Çekaj në drejtimin 777 ku edhe plagoset rënd. Trajtohet në spitalin Bajram Curri, në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe në Klinikën Universitare “Resht der Iza” në Minhen të Gjermanisë. Ende e mbanë plumbin në trup, gjegjësisht në mes të zemrës dhe boshtit kurrizor.

1999-MARS.2000, TMK, KOMANDANT I NJESIS 232 RAHOVEC, (njësia nivel i Brigadës) grada ushtarake Nënkolonel.

Detyrat e kryera, MENAXHIMI I STAFIT TË BRIGADES DHE HARTIMI I PLANPROGRAMEVE TË NJËSIS. Për shkaqe shëndetësore sërish dërgohet në Gjermani në Spitalin Ushtarak në Koblenc për operim. Në Qershor 2000 përfundimisht vendos për ti dorëzuar dokumentacionin Gjerman dhe kthehet me familje në Kosovë për ta vazhduar kontributin në shtetndërtimin.

Esad GJONBALAJ

/Plava e Gucia Sot @ Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Janar 99, në ditën e gjuajtjes me murrtaja 82mm, ku ushtarët treguan suksese të shkelqyeshme Ne foto Skender Hasangjekaj
Meqenëse ishte acar i madh, e përdorsha këtë veshje (palto) civile kundër erës dhe shiut.

Skender Hasangjekaj, vlerësimi i njësisë se Mortajave 82mm. reyultati i gjuajtjes i shkëlqyeshëm.

Skender Hasangjekaj, me ushtaret e Njësisë se Mortajave 82mm pas gjuajtjes. Janar 1999.
Une dhe Komandant Afrim Bekaj nga Radisheva e Skënderajt. Ish Komandant i Kompanisë se Logjistikes ne Delnic/Kroaci. Dita e rivarrimit te Dëshmorëve 24.08.1999

Une dhe Doktoreshat ne Uniform Time Kadriaj, tani deputete e R. Kosovës dhe Iliriana Hasaj, tani doktoresh ne Spitalin e Pejës dhe bashkëshortja ime. Koshare 24.08.1999