Tre vjet nga inaugurimi i Shtëpisë se Kulturës në Vuthaj:

Më 2 Gusht 2017 ne mënyrë solemne u be inaugurimi i Shtëpisë se Kulturës ne fshatin Vuthaj të komunës së Gucisë. Ishte pikërisht  nisma e disa vuthjanve qe jetojnë ne SHBA qe e beri te mundur jetësimin e kësaj vepre madhështore për vendlindjen e  tyre. 

Nga një objekt i lënë pasdore dhe gërmadhë sot ky objekt infrastrukturor është shndërruar ne një oazë ku po shkruhet historia e re e Vuthajve.

Shtëpia e Kulturës është një dhuratë për vendlindjen nga bijtë e saj ne mërgim të cilët tubuan mjete që kjo vepër të jetë madhështore. Aty ne ambientet e saj  qëndrojnë me krenari fpersonalitetet më eminente të trevës tonë bashke me krenarinë dhe plagët e historisë. 

I pajisur dhe i kompletuar me inventar modern, ky objekt plotëson kushtet per organizime dhe manifestime te ndryshme qofshin ato te karakterit kulturor apo edhe familjar. Këshilli nismëtar qe beri te mundur realizimin dhe përmbylljen e suksesshme te këtij projekti serish po vazhdon kohë pas kohe duke bërë investime shtese për ta madhështuar sa me shumë Shtëpinë e Kulturës ne Vuthaj apo siç e quajnë shtëpia e përbashkët e të gjithë Vuthjave.

Sot, tre vite pas inaugurimit të themi historik të Qendres Kulturore në Vuthaj,  shprehim konsideratën dhe mirenjohjen tone me tē lartë ndaj iniciuesve te këtij projekti, por vlerësimi dhe respekti yne gjithnjë shkon mbi të gjitha per donatoret dhe besimin e tyre maksimal ne Keshilin iniciues, besim ky qe rezultoi me përmbylljen e suksesshme te kësaj vepre të rëndësishme për Vuthajt dhe vuthjanët.

Esad Gjonbalaj