Në sajë të angazhimit të gazetarit Marin Mema si iniciator i projektit pas katër vitësh përkushtim, përpjekjesh dhe shumë vështirësish, më së fundit Mbretëresha ilire Teuta tashmë qëndron në “Ballkonin Panoramik” përgjatë rrugës Shëngjin-Velipojë mbi “Ranën e Hedhun”, si dëshmi e kujtesës sonë historike me trashëgiminë e lashtë ilire
Nail Draga
Në vendet e qytetëruara është bërë praktikë që të nderohen personalitete e ngjarje nga historia kombëtare, sepse veprimtaritë dhe ngjarjet e tilla cilat përveç se kanë peshë historike kanë edhe karakter kombëtar.
Pikërisht duke marrë parasysh këtë mision në Shqipëri dallohet gazetari Marin Mema i cili në vitin 2022 opinionit i ka prezantuar idenë për vendosjen e Mbretëreshës ilire Teuta në një bashki në Shqipëri, duke pasur parasysh rolin e saj në Iliri.
Tri bashki refuzuan shtatorën e mbretëreshës
Por, nga fillimi kanë dalur pengesa subjektive nga ata që është dashur ta përkrahin një nismë të tillë, që është e pashpjegueshme, sepse sipas të dhënave nga Marin Mema tri bashki refuzuan ta përkrahin, por u dallua bashkia e Lezhës e cila e pranoi mënjëherë. Një veprim i tillë refuzues nuk mund të arsyeohet më asgjë sepse nuk kemi të bëjmë me një projekt personal, partiak apo të ndonjë formë tjetër, përveç nga gjelozia e komplekset e drejtuesve të bashkive të tilla!
Gjatë inaugurimit Mema falënderoi veçanarisht Bashkinë Lezhë dhe kryebashkiakun Pjerin Ndreu, të cilët, siç u shpreh ai, e pranuan menjëherë idenë dhe i hapën rrugë vendosjes së shtatorës në Shëngjin. Ndërsa një kontribut të veçantë ka dhënë edhe arkeologu Paulin Zefi, duke ndihmuar që projekti realizohej.
Për Memën, vendndodhja ka edhe këtë simbolikë të veçantë: Teuta u vendos pikërisht në Shëngjin, në trevën ku ajo mbretëroi, përballë Adriatikut.
Ngjarja më e rëndësishme kulturore e këtij viti
Nuk ka dilemë se data 15 shtator 2026, është ngjarja më e rëndësishme kulturore e vitit jo vetëm në Lezhë por në tërë hapësirën mbarëkombëtare. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse vendosja dhe inaugurimi i shtatorës së Mbretëreshës Teutë ka përmasa kombëtare, kur ilirët dhe Iliria ishin sovran në hapësirën e tyre. Një vepër e tillë nderon historinë, krenarinë dhe trashëgiminë shqiptare.
Urojmë që ky projekt madhështor të shërbejë si një shëmbull frymëzues për të gjitha bashkitë dhe qytetet tjera shqiptare, pë ta pasuruar hapësirën publike me vepra monumentale që nderojnë historinë, kulturën dhe figurat e shquara të paraardhësve tanë të lavdishëm, ilirëve!
Teuta jonë tashme qëndron me shumë hijeshi mbi “Ranën e Hedhun”, pranë rrugës Shëngjin-Velipojë, si dëshmi e gjallë e kujtesës sonë historike dhe e Lidhjes së Lezhës (2mars 1444) me trashëgiminë e lashtë ilire.
Monumenti-donacion nga diaspora
Monumenti ka një lartësi prej 8.70 metra, ku statuja prej bronzi është 5.45 metra e lartë, ndërsa baza e saj është 3.25 metra. Vepra është realizuar nga skulptori Julian Muçollari.
Projekti është financuar përmes donacioneve private nga shqiptarët e diasporës përmes një fushate e cila i mblodhi rreth 15.000 dollarë nga 268 donatorë të ndryshëm shqiptar. Dhe ate çka nuk e bëri Qeveria apo institucionet shtetërore e realizoi diaspora, e cila në shumë raste janë treguar solidarë për të ndihmuar në raste të veçanta, ku kësaj here monumenti kushtuar Mbretereshës Teutë nuk ishte përjashtim, por dëshmi e një qendrimi kulturor kombëtar.
Nga data 15 shtator bregdeti shqiptar në veriperëndim është më i pasur dhe më atraktiv, sepse statuja e Mbetëreshës Teutë do të jetë një motiv më shumë për të vizituar Shëngjinin dhe Velipojën për të gjithë shqiptarët e ne veçanti për turistët e shumtë të cilët gjatë verës i frekuentojnë këto mjedise.
Përfundim
Realizimi i një projekti kulturor për një figurë historike me përmasa kombëtare sikurse është Mbretëresha Teutë, dëshmon se kur ekziston vullneti dhe bashkëpunimi ia arrihet qellimit. Një vepër e tillë monumentale është dashur të realizohet shumë më herët, sepse përveç vlerave historike e kulturore kaedhe vlera edukative. Sepse historia nuk është vetëm ajo që lexojmë në libra, por është ajo që e shohim dhe prekim që krion emocion dhe reflektim së kush ishim dikur dhe kush jemi sot. Dhe brezi i ri ka një nevojë të tillë të vizionit në kohën tonë, për të mos u tjetërsuar në kohën moderne por në mbrojtje të identiteti kombëtar, pavarësisht së ku gjindën në hapësirën e tyre etnogjeografike apo në diasporë.
Ndërsa vendosja e këtij monumenti në një vend atraktiv në breg të detit Adriatik paraqet një vlerë të shtuar në favor të zhvillimit të turizmit në këtë mjedis. Kemi të bëjmë me një kryevepër arti sot dhe një simbol i jashtëzakonshëm për brezat që do të vijnë. Shpresojmë që vepra të tilla të inaugurohen në të ardhmën edhe në bashkitë tjera, sepse përmes tyre nderojmë historinë dhe trashëgiminë shqiptare, si kudo në botën e qytetëruar.
(Shtator 2026)

Shtatorja e Mbretëreshës Teutë në Shëngjin(15.9.