Më pas fjalën e mori Zymer Gjonbalaj, profesor i kimisë, i cili, ashtu si në takimet e mëparshme, kishte ardhur posaçërisht nga New Yorku për t’iu bashkuar shokëve të gjeneratës. Ai solli edhe surprizën më të bukur të këtij takimi: kapele të kuqe me mbishkrimin “KLASA 78/79”, një dhuratë e përgatitur me shumë dashuri nga vajza e tij, Dritë Gjonbalaj, shoqet dhe shokët e babait të saj.Ky gjest fisnik krijoi një atmosferë të veçantë. Kur të gjithë pjesëmarrësit vendosën kapelet në kokë, salla u mbush me ngjyra, buzëqeshje dhe krenari.…
Lexo më shumë