Ag Apolloni: Reagim i fortë pas kërkesës së Rektoratit të UP-së për tërheqje deklaratash

Prishtinë – Shkrimtari dhe studiuesi Ag Apolloni ka reaguar ashpër pas një kërkese zyrtare të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, lidhur me deklarimet e tij të bëra gjatë një aktiviteti publik në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Ngjarja lidhet me fjalimin e mbajtur me rastin e 90-vjetorit të lindjes së akademikut Rexhep Qosja, ku Apolloni kishte ngritur disa pretendime dhe vlerësime të cilat më pas janë kontestuar nga Rektorati i UP-së.

Sipas komunikimit të Rektoratit, përmes këshilltarit për komunikim me publikun, Bekim Muhaxheri, është kërkuar që Apolloni të tërheqë një pjesë të deklarimeve të tij, duke i cilësuar ato si të pavërteta në raport me qëndrimet zyrtare të Universitetit të Prishtinës.

Në reagimin e tij publik, Apolloni ka refuzuar kategorikisht këtë kërkesë, duke e cilësuar atë si presion institucional dhe ndërhyrje në lirinë e shprehjes.

Ai ka theksuar se qëndrimet e tij mbeten të pandryshuara dhe se, sipas tij, e vërteta nuk mund të tërhiqet për shkak të reagimeve institucionale apo pakënaqësive të drejtuesve të universitetit.

Reagimi i plotë i Ag Apollonit

“Unë, Ag Apolloni, që fola dje në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me rastin e nëntëdhjetëvjetorit të lindjes së Rexhep Qosjes, duhet t’i tërheq të gjitha fjalët që kam thënë, sepse i është prishur qejfi rektorit të Universitetit të Prishtinës, naltmadhnisë së tij, z. Arben Hajrullahu. Kështu më urdhëroi sot Bekim Muhaxheri, ‘këshilltar për komunikim me publikun i rektorit, prof. Arben Hajrullahu’. Mos qeshni pse në fund e ka vënë pikë! Hiç më mirë nuk shkruan as rektori.

Natyrisht, unë nuk e tërheq fjalën, sepse ajo që kam thënë është e vërtetë, e nëse e vërteta e paska lënduar rektorin, aq më keq për rektorin. Të tjerët e kanë pranuar si Sulltan, por unë s’e kam në plan.

Ja letra e plotë e këshilltarit të tij:

“I nderuar profesor Apolloni,

Ju kërkoj që me njoftim publik ta tërhiqni një pjesë të fjalimit tuaj të mbajtur sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, në nëntëdhjetëvjetorin e lindjes së akademikut Rexhep Qosjes.
Në një kronikë të KTV-së, lidhur me ligjëratën tuaj ‘Fjalim për njeriun e fjalës’, të transmetuar në lajmet e mbrëmjes (nga minuta 30:09 deri te minuta 30:15), pretendohet se keni thënë që Universiteti i Prishtinës nuk ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e akademik Rexhep Qosjes më 23 prill 2026…

(…pjesa tjetër e letrës si në versionin e plotë të dërguar…)

Universiteti i Prishtinës në vazhdimësi është cak i sulmeve nga lajme të tilla të pavërteta dhe gjysmë të vërteta, por më së paku pritet që imazhi i tij të dëmtohet nga ata që punojnë në këtë institucion.”

Pra, ky është kërcënimi që është shkruar dje, por ma dërgoi sot në orën 5:21 (pra, pas orarit të punës) nga Rektorati, përkatësisht nga emaili: bekim.muhaxheri@uni-pr.edu, ku janë bashkëngjitur edhe emailet: arben.hajrullahu@uni-pr.edu, zyraligjore@uni-pr.edu, dhe morea.salihu@uni-pr.edu.

Siç shihet, këshilltari pretendon se kam gënjyer, duke iu referuar një njoftimi ngushëllues të Universitetit të Prishtinës për ndarjen nga jeta të akademik Rexhep Qosjes.

Unë thashë se krejt këto nuk mjaftuan që rektori aktual të mbante një komemoracion, ose të bënte një postim publik, apo të dërgonte një telegram ngushëllimi siç bëhet zakonisht.

Ky është thelbi i deklarimit tim dhe qëndrimi im mbetet i pandryshuar.

Redaksia PGS

https://www.facebook.com/share/p/19DxVJjmHR/?mibextid=wwXIfr