Zero investime për Krajën: Diskriminim i hapur apo dështim i përfaqësuesve shqiptarë

DISKRIMINIM I MALAZEZVE APO KOMPROMIS I SHQIPTARVE

Buxheti i aprovuar i qytetit të Tivarit për vitin 2026 prej €68,850,000.00 nuk ndan fonde as një cent për investime kapitale për Krajën, një rajon që përfshin mbi 25% të teritorit të komunës së Tivarit. Ky vendim perceptohet si diskriminues dhe potencialisht kriminal, duke ngritur pyetje se pse lejohen veprime të tilla dhe pse zyrtarët e zgjedhur politik heshtin.

Kryetari i Bashksisë Lokale Ostros zotri Beqir Berjasheviq duhet të japë llogari pse kjo bashksi nuk paraqiti asnjë projekt në komunën e Tivarit për zhvillimin e Krajës? Në qoftë se bashksia lokale ka dorzu projekte kapitale ti bëjë publike.

Kshilltari i vetëm i Krajës në kuvendin komunal të Tivarit zotri Naser Kraja, pavarësisht ndikimit të tijë të kufizuar politik, i kërkohet të adresojnë këto shqetësime dhe të japë llogari para qytetarve tanë se pse Kraja është zonë me zero interes zhvillimor për komunën e Tivarit?

Në mënyrë të ngjashme, deputeti në parlamentin e Malit të Zi zotri Artan Çobi duhet të shpjegojë pse Kraja përballet me diskriminim në ndarjen e buxhetit krahasuar me rajonet tjera në Mal të Zi. Zoti Çobi poashtu duhet të ngrisje një komision parlamentarë për hetimin e kumunës së Tivarit dhe procedurat e ndarjes së buxhetit.

Ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal zotri Marash Duka i kërkohet të nisë një hetim mbi ligjshmërinë e buxheteve aktuale por edhe të kaluara të komunës së Tivarit për të adresuar këto pabarazi.

Heshtja nuk është opsion!

Marash Dukaj, M.A.
Minister
Phone:
Telefon: +382 20 482 131
E-mail:
kabinet@mju.gov.me

Artan Çobi
Address: Bulevar Svetog Petra Cetinjskog 10, Podgorica
Email: artan.cobi@skupstina.me
Telephone: +382 20 404 508

Vesna Peković
Kryetarja e komisionit parlamentar kunder korrupcion.
Phone:+382 20 404 596
Email: vesna.pekovic@skupstina.me

/Kraja Press