Në afërsi të kufirit Guci-Vermosh, policia kap 54.4kg drogë

Zyrtar te stacionit policor II Plave, mbrem kane kapur nje sasi te konsiderueshme te droges e cila ishte braktisur.

Sipas njoftimit te policise, policia malazeze kishte rene ne dijeni qe nje person po mbarte nje sasi te dyshimt me vete ne afersi te kufirit Guci-Vermosh (Gercar/Bashkim), dhe mbas asaj kishin shkuar ne vend te ngjarjes ku kishin gjetur vetem sasine e droges e personi i dyshuar kishte ikur.

Me urdher te prokurorit, sasia e droges eshte konfiskuar dhe njesite kompetente po marrin gjitha masat e nevojshme per identifikimin dhe kapjen e te dyshuarit./Plava e Gucia Sot