A2-CNN intervistë me akademik Rexhep Qosja:“Vendin ku kalon fëmijërinë e mban me vete deri në vdekje”. Në Vuthaj, me eruditin Rexhep Qosja (video)

Zogjtë nuk po vijnë më aq shumë sa dikur, mirë se vini ju! Kjo ishte fjala e pritjes! Akademiku dukej se ishte menduar gjatë për këto fjalë të para, si të kishte rikthyer në shtëpinë e fëmijërisë kujtime që rrugëtonin nga një stinë e ngrohtë, nga stina e vegjëlisë në këtë kopsht. Hija e pemëve vijonte thuajse të kishte të njëjtën lëvizje, e fortë, njëlloj si era e malit. Shtëpia vijonte të qëndronte hijerëndë për të sepse njeriu Rexhep Qosja nuk e kishte braktisur asnjëherë. Rikthehej në stinën e nxehtë…

Lexo më shumë

RTV Fontana i dhuron Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj një numër të konsiderueshëm të librave

RTV Fontana u jemi mirënjohës dhe falënderues për angazhimin e tyre, ndërkaq dhuruesit te dijes nder gjenerata mësuesit te vyer dhe atdhetar Sadik Bajramaj çdo të mirë në jetë dhe falënderues në pafundësi për kujdesin e dëshmuar për këto treva shqiptare. Pas dhurimit të librave për Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës  në Vuthaj, kështu shkruan në një postim në faqen e ti në Facebook, zt Zeqir Mehmetaj. Me iniciativën e familjës, dhe mbështetjen e dëgjuesve të RTV Fontanës,  me rastin e 86 vjetorit të datëlindjes së mësuesit Sadik Bajramaj nga…

Lexo më shumë

Dhurohen pajisje shkollore për nxënësit e shkollës së Plavës

Edhe pse larg nga vendlindja,  bijtë e saj për asnjë çast nuk e ndalin kujdesin dhe dashurinë për trojet e të parëve dhe mirëqenien e kësaj treve. Te tillë janë vëllezërit  Rrustem, Ismet, Shefket dhe Xhaferr Sinanaj nga Hoti i Kujit të Plavës, me banim në New York dhe pronar të disa restoraneve si Empire Stake House dhe  Chaz Palminteri Italian Restaurant. Gjatë këtyre ditëve ata dhuruan pajisje shkollore për nxënësit e shkollës “Hajro Shahmanovic” të Plavës  si vijon:  200 çanta dhe vegla pune   (vizore, kompase, fletore etj.). Duke dashur…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama, nderon akademikun Rexhep Qosja me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë përveç takimeve me liderë të ndryshëm dhe me kryeministrin Albin Kurti, ka nderuar edhe akademikun Rexhep Qosjen me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Rama: Një zotni burrë në kuptimin më të plotë të kësaj shprehje shqipe. Zhurmat e kanë dominuar prej kohës mjedisin publik. Shumë kohë më parë nxënësit në liceun artistik më ra në dorë një libër me titullin “Anatomia e Kulturës”. Ishte një libër i lejuar por kishte një ndjesi krejt tjetër dhe…

Lexo më shumë