Flamuri shqiptar do të valojë në komunat me popullësi shqiptare në Mal të Zi

Nesër më 28 Nëntor 2020 falë ligjit të aprovuar kohë më parë në Parlamentin e Malit të Zi për simbole kombëtare  te grupeve etnike Flamuri kombëtar do te valojë ne objekte shtetërore ku shqiptarët përbejnë përqindjen e caktuar në bazë të ligjit si në  Guci, Plave, Tuz dhe Ulqin. Mbesim me shpresë qe organet kompetente do ta respektojnë ligjin dhe flamuri ynë do te valojë lirshëm bazuar në ligjin e përmendur e pa ndërhyrje të policisë e ndëshkime siç ishte bërë praktikë deri më tash. Të bindur që për këtë…

Lexo më shumë

Lagje të New Yorkut stolisen me flamuj kombëtar (video)

Komuniteti shqiptaro-amerikan  po vazhdon traditën që në prag të festes së Flamurit edhe pse në kohë pandemie të vendo në sheshe të  ndryshme të New Yorkut flamuj kombëtar. Sot  në  Brooklyn NY dy aktivist te dalluar nga Plave Gucia , Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj, përndryshe anëtar të Fondacionit Plavë Guci vendosen me qindra flamuj kombëtar ne rrugët dhe sheshet ku ata jetojnë dhe veprojnë. Kjo nisme ka vite që organizohet Këshilltari Bashkisë së New Yorku zt Mark Gjonaj i cili fillimisht këtë aktivitet e ka filluar vite më par…

Lexo më shumë

Edon Balidemaj rizgjedhet Nënkryetar i Komunës së Gucisë

Ne seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gucisë, një nder pikat e rendit të ditës ka qenë edhe dhënia e pëlqimit në Aktvendimin e emërimit te nënkryetarit të komunës nga Kryetarja e komunës. Gjithashtu, nënkryetari tjetër që është rizgjedh është Huso Brdakiq, nga partia e Gjukanoviq. Për këtë pikë të rendit të ditës kanë votuar PER 20 nga 20 këshilltarët prezent, ku 6 nga ta janë të koalicionit shqiptar. Edon Balidemaj e ushtroi këtë detyrë edhe në fund të mandatit të kaluar, kur u propozua nga Koordinatori i Alternatives…

Lexo më shumë

Përfundon me sukses aksioni për ndërtimin e shtëpisë së Shefqet Hysenaj

Hot, Plavë Këtyre ditëve ne SHBA dhe Gjermani mërgimtarët tanë përmbyllën një aksion te suksesshëm për ndërtimin e një shtëpie  ne fshatin Hot te Plavës. Gjendja e rende ekonomike e bashkëvendësit tone Shefqet Hysenaj i cili jetonte ne një shtëpi te shkatërruar mobilizoj  njerëzit e vullnetit te  mire qe kësaj familje ti dilet ne ndihme. Fal angazhimit dhe interesimit nga vendlindja te Iber Hotit dhe bashkërendimit te ti me shoqatën e Hotjanve ne SHBA, “Hoti i  Kujiit” u be  e mundur qe aktivistet e kësaj ane ne mërgim , si…

Lexo më shumë

Në vendlindje aksioni për Dr Arbër Ulaj

Shqiptarët në Plavë Guci dhe gjithandej globit janë mobilizuar për ti dal ne ndihme bashkevendasit te tyre, intelektualit te ri te trevës tone Dr Arber Binak Ulaj. Pas aksionit te fuqishëm ne përkrahje te Arberit qe ka filluar ne SHBA edhe ne vendlindje disa aktivist te dalluar te trevës tone kanë ndërmarr një nisme për tubimin e mjeteve financiare për te përkrahur trajtimin mjekësor te Dr Arbrit . Kështu sot ne Guci një numër I madh I bashkëvendasve tone u solidarizuan me këtë fushat dhe tubuan mjete për ti dal…

Lexo më shumë