115 VJET NGA NGRITJA E FLAMURIT NË BRATILË – LAVDI KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE (1911)

Sot shënohet një ndër datat më të lavdishme të historisë sonë kombëtare – 115-vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe ngritjes së Flamurit Shqiptar në Bratilë, një ngjarje që mbetet simbol i qëndresës, trimërisë dhe dashurisë për lirinë. Më 6 prill 1911, në kulmin e përpjekjeve për çlirim nga sundimi osman, luftëtarët trima të Hotit dhe të krahinave të tjera të Malësisë së Madhe ndërmorën një aksion të guximshëm për pushtimin e majës strategjike të Bratilës, pranë majës së Deçiqit. Nën udhëheqjen e prijësit legjendar Dedë Gjon Luli, një…

Lexo më shumë

POZITA E SHQIPTARËVE NË  JUGOSLLAVINË E VJETËR

Nga Akad.  Nikë GASHAJ Pozita e shqiptarëve në Jugosllavinë e vjetër  është njëra prej periudhave më të rënda në historinë e shqiptarëve. Më 1918 u bë themelimi i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve e Sllovenëve. Ky shtet ka qenë unitarist, i mbështetur në marrëdhënie borgjeze-feudale dhe i rregulluar në parimet e monarkisë e të etatizmit centralist. Për këtë shkak kjo krijesë shtetërore u bë instrument i robërimit dhe i eksploatimit të pamëshirshëm social e kombëtar, në rëndë të parë të nacionalitetit shqiptar Jugosllavia e vjetër u bë vendi më tipik i shtypjes…

Lexo më shumë

NDERIM I VEÇANTË PËR NJË FIGURË TË GAZETARISË – ZENUN ÇELAJ DEKOROHET ME MEDALJE PRESIDENCIALE

Një vlerësim i lartë shtetëror i është ndarë njërit prej emrave të njohur të gazetarisë, bashkëvendësit tonë Zenun Çelaj. Përmes një njoftimi publik, Lirak Çelaj ka bërë të ditur se babai i tij është nderuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Medaljen Presidenciale të Meritave. Ky vlerësim i rëndësishëm vjen si rezultat i kontributit të jashtëzakonshëm të Zenun Çelajt në fushën e gazetarisë, një angazhim që ka zgjatur për më shumë se gjashtë dekada. Një jetë e tërë në shërbim të fjalës së lirë dhe…

Lexo më shumë

Shqiptari që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor në Kosovë, me ministrin Maqedonci flasin për avancimin e sistemit të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka pritur në takim komandantin e anijes zbarkuese USS Pearl Harbor, shtetasin amerikan me prejardhje shqiptare, Alban Dervishi. Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se përkushtimi, profesionalizmi dhe suksesi i tij janë dëshmi e fuqishme e rolit gjithnjë e më të madh të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së. Lexoni të plotë postimin e ministrit Maqedonci: Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim Komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer amerikan me…

Lexo më shumë