KF Deçiqi ka vazhduar përforcimin e ekipit në prag të sezonit të ri, duke nënshkruar kontrata me katër futbollistë: Romario Camaj, Halil Kajoshaj, Mario Gjolaj dhe Alldin Axhoviq.
Lajmi është bërë i ditur pas përfundimit të sezonit 2025/26, teksa klubi nga Tuzi po ndërton ekipin për sfidat e ardhshme.
Ajo që bie në sy është fakti se të katër futbollistët janë lojtarë nga Malësia, duke dëshmuar vazhdimin e orientimit të klubit drejt promovimit dhe angazhimit të talenteve vendas.
Klubi pritet të vazhdojë lëvizjet në afatin kalimtar, ndërsa përgatitjet për sezonin e ri dhe garat evropiane tashmë kanë nisur.
/MALESIA.ORG/