Numri i se dieles 27 prill 2026 se Kohes Ditore online sjellë Shtojcen për Kulturë te kushtuar ekskluzivisht Akademik Rexhep Qosjes (f.7-19).
Shtojca fillon me nje foto te madhe te Akademikut te ndierë dhe vazhdon me titull In memoriam Rexhep Qosja (25 qershor 1936-26 prill 2026) nen të cilin jane botuar shkrimet e autoreve te ndryshem lidhur me jeten e vepren e Rexhep Qosjes.
Ne fillim eshte shkrimi: “Kolosi i kombit” i autorit Ag Apolloni, pastaj shkrimi “Rexhep Qosja -fenomen i kulturës shqiptare i Hysen Matoshit, pas te cilit eshte shkrimi “Karakteri emancipues i veprimtarisë krijuese të Rexhep Qosjes” i Arben Hoxhes.Në vazhdim jane shkrimet : “Intelektuali qe flet ne emer te popullit të plagosur” i Bejtullah Destanit, shkrimi “Rexhep Qosja ne sytë e Shqiperise se viteve 1968-1990”, “Nje figurëe shndërruar në simbol të identitetit modern nacional” i autoritAki Aliu, “Antologjitë e letërsisë shqipe të Rexhep Qosjes” shkruar nga Isak Shema.
Ketu eshte botuar edhe nje interviste e Rexhep Qosjes dhene gazetarit beogradas Jovan Radovanoviq, e botuar ne gazeten “Borba” te Beogradit më12 e 13 dhjetor 1991 me titull “Arratisja nga vendi i kaosit etnik” ku Qosja e kishte prezentuar platformen e tij politike per zgjidhjen e “çështjes shqiptare” në Jugosllavi .
Poashtu eshte botuar shkrimi i Isak Shemes me mendime te disa autoreve francez per perkthimin e romanit te Rexhep Qosjes ” La mort me vient de ces yeux-la(Vdekja me vjen prej syve te tillë), pastaj shkrimi i Zija Çeles ” Vdekja me vjen prej syve të tillë” lidhur me rrethanat e botimit të këtij romani në Tiranë me ndihmen e Ismail Kadaresë.
Ne fund fare janë dhene vleresimet e disa autoreve si Robert Elsie, Frederic Viteux, Tode Çollak, Ali Aliu , Agim Vinca, Sabri Hamiti e disa të tjerë per punen e Rexhep Qosjes, ne mesin e te cilëve veçohen vleresimet e Robert Elsie (Rexhep Qosja është një nga kritikët më të shquar e më prodhimtarë të Ballkanit), Ibrahim Rugoves (Rexhep Qosja shpesh ka zgjidhur probleme vitale në letërsi. Ismail Kadares (Rexhep Qosja është shkrimtari më i madh ndër shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të vendit, të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e kombit shqiptar), Agim Vinca (Akademik Rexhep Qosja është pa dyshim një nga figurat më të mëdha të letërsisë e kulturës shqiptare, por edhe një nga personalitetet më me ndikim në jetën shoqërore e politike jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri).
Per ti lexuar shkrimet kushtuar Akademik Rexhep Qosjes ne Shtojcen per Kulturë, klikoni ne linkun e më poshtëm:
PS E falenderojmë zt.Granit Kurti, redaktor te kulturës ne Koha Ditore per pergatitjen e Shtojces per Kulturë ne kete formë speciale si shenje kujdesi e respekti ndaj Akademik Rexhep Qosjes.