Nikollë Camaj zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi

Deputeti i Forumit Shqiptar nga radhet e Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj, zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, nga radhët e pakicave. Për Camajn votuan 43 deputetë, pa asnjë votë kundër. Deputetët e Partisë Boshnjake (PB) nuk morën pjesë në votim. Camaj me profesion është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Krahas përvojës 20 vjeçare të punës në profesion, në Gjimnazin e Tuzit është marrë me aktivitete të ndryshme shoqërore dhe politike dhe disa herë ka mbajtur poste të ndryshme”, thuhet në dokument. Camaj ka qenë edhe ndihmës…

Lexo më shumë

A e ka humbur Perëndimi Malin e Zi?

Deri vonë vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi, dukej se po ndiqte qartazi shtegun proeuropian. Në prill 2023 politikani për tri dekada në funksionet më të larta drejtuese të vendit, autokrati Millo Gjykanoviç humbi zgjedhjet si president. Partia e tij Socialiste (DPS) pasuese e organizatës dikur komuniste qysh në verën 2020 u desh të ulet në bankën e opozitës. Që nga ajo kohë ndonëse politikisht jo gjithçka shkoi mbarë, integrimi i Malit të Zi në BE, orientimi transatlantik dhe politika e reformave kundër korrupsionit dhe krimit të…

Lexo më shumë

Në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë banorë

Diskursi demografik Të dhënat e publikuara nga Instituti  i Statistikave (INSTAT) në lidhje me regjistrimin e popullsisë në vitin 2023, dëshmojnë se në Shqipëri banojnë  2,402,113 banorë, ku 50.4% janë të gjinisë femër, ndërsa 49.6% janë meshkuj, ndërsa sipas strukturës kombëtare 91% janë shqiptarë, 2,8% minoritete dhe 5,6% nuk janë deklaruar. Ne krahasim me regjistrimin e fundit (2011) del se janë rreth 420 mijë banorë me pak, që është dëshmi e procesit të  emigrimit të popullsisë me pasoja të shpopullimit të vendit. Dr. Nail Draga Më së fundi me 28…

Lexo më shumë

Deçiqi siguron kalimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Futbollistët e Deçiqit siguruan kalimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës – në ndeshjen e kthimit barazuan 0:0 me Dinamon nga Batumi dhe, falë fitores në Gjeorgji në ndeshjen e parë 2:0, siguruan fazën tjetër. Në fazën tjetër, Deçiq do të luajë kundër Helsinkit. Ndeshjet do të luhen më 8 dhe 15 gusht, me duelin e parë në Finlandë. /Malesia.me

Lexo më shumë

Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” 2024

SHOQATA E ARTISTËVE DHE INTELEKTUALËVE UDRUŽENJE UMJETNIKA I INTELEKTUALACA ARTISTS & INTELECTUALS ASSOCIATION ART CLUB 85360 ULQIN/MONTENEGRO; Qendra Kulturore, Bul. Gj. K. Skënderbeu Cel.: +382 (0)67 281 226, E-mail: artclubulqin@gmail.com www.artclub1990.com _______________________________________________________________________________________________ MË 3-5 GUSHT 2024,  EDICIONI I 32-TË I KALIMERËS POETIKE “BASRI ÇAPRIQI”  Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 3-5 gusht 2024 edicionin e 32-të të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”.  Mbrëmja e parë do t’i kushtohet shkrimtarit më të madh bashkëkohor shqiptar, Ismail Kadare, i ndarë nga jeta para pak kohësh, ndërsa dy mbrëmjet e…

Lexo më shumë