Së shpejti kuvendi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi (VIDEO)

Sekretari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Nika, tha për televizionin Teuta se procesi i dorëzimit të aplikimeve të elektorëve për antarsim në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve ka përfunduar, dhe se së shpejti do të thirret kuvendi në të cilin do të bëhet zgjedhja e tyre.

Nika tha se interesimi ka qenë më i lartë se në zgjedhjet e mëparshme dhe aplikues ka nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Në Kuvend do të zgjedhën gjysma e anëtarëve të  Këshillit Kombëtar kurse gjysma tjetër janë me automatizëm si përfaqësues politik të shqiptarëve në Mal të Zi.