Në Vuthaj filloj rrethimi i oborrit të Shtëpisë se Kulturës (foto)

Vuthaj 30 Prill 2018

Sot në fshatin Vuthaj me financim të diasporës nga SHBA-at filloj vendosja e rrethojave të oborrit të Shtëpisë së Kulturës.

Këshilli për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj nga New Yorku i cili vitin e kaluar bëri të mundshme fillimin e ndërtimin dhe ndërtimin komplet të këtij objekti, kohë më par kishte tubuar mjetet nga buxhet personal i dhuruar nga vet anëtaret e këshillit për rrethimin e oborrit të Shtëpisë së Kulturës.

Të nderuar bashkëvendës shumë shpejt do të tubojmë edhe mjetet për mobilimin dhe inventarizimin komplet të Shtëpisë së Kulturës.

E tërë kjo fal besimit tuaj në Këshillin nismëtar dhe përkrahje së fuqishme që muarrem nga Ju.