Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Paris, ku është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes. Në këtë forum po merr pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili është takuar me Kurtin. Për këtë takim ka njoftuar vetë Gjukanoviq, i cili edhe e ka publikuar një fotografi, ku shihen të dy në shoqëri të bashkëshorteve.
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Shkup: Nuk u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë
Qeveria e Zoran Zaevit mori votëbesimin pa praninë e opozitës në parlament. Opozita u largua pasi nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme. Tensionet politike janë rritur. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në mesnatë, konstatoi, se nuk është votuar mosebesimi i qeverisë dhe e deklaroi seancën të mbyllur. Në mungesë të deputetëve të opozitës maqedonase dhe shqiptare iniciator të mocionit, kryetari i Kuvendit Xhaferi i uroi qeverisë punë të mbarë. VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe opozita shqiptare u larguan nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut para se të fillojë votëbesimi ndaj…
Lexo më shumëNdotja, e patrajtuar prej dekadash, liqeni i Shkodrës rrezikon të kthehet në kënetë
Prej tri dekadash liqeni më i madh i Ballkanit po vuan ndotjen e vazhdueshme dhe pamundësinë e autoriteteve shqiptare dhe atyre malazeze për ta rehabilituar. Një pjesë e madhe e 640 mijë banorëve që jetojnë në të dyja brigjet, derdhin në të ujërat e zeza, mbetjet dhe inertet, duke rrezikuar “kënetëzimin” e tij. Si pasojë e ndotjes së lartë dhe gjuetisë së paligjshme, disa peshq të rrallë janë zhdukur krejtësisht e një pjesë tjetër është listuar në kategorinë “shumë të rrezikuar”. Ndërkaq, në anën malazeze një “bombë ekologjike” rrezikon të…
Lexo më shumëFilm dokumentar: Një histori tronditëse për një burrë që notoi nga Velipoja në Ulqin në vitin 1987
Tonin Gjini është një emër mjaft i njohur në Shkodër. Në verën e vitit 1987, ai notoi nga Shqipëria në Ulqin, në Jugosllavi, në kërkim të lirisë. Një episod në kufijtë e të pabesueshmes, një nga ngjarjet më të bujshme që u diskutuan e komentuan gjatë në Shkodër e përtej saj. Tonin Gjini sfidoi diktaturën e egër komuniste, duke realizuar një sipërmarrje shumë të vështirë. Historia tashmë e kthyer në film, më shumë se 30 vite më vonë, rrëfehet nga vetë protagonisti. Ardit Sadiku me filmin e tij “Freestyle to…
Lexo më shumëRaporti sekret i CIA-s (1949) / Krijimi i një “Fronti të Bashkuar Shqiptar Antikomunist” në mërgim me udhëheqës Mit’hat Frashërin : Roli i Mbretit Zog dhe diplomacisë së SHBA-ve
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Nëntor 2021 Central Intelligence Agency (CIA) ka deklasifikuar në vitin 2007 dokumentin që përshkruan negociatat ndërmjet Mbretit Zog dhe diplomacisë amerikane për krijimin e një “Fronti të Bashkuar Shqiptar” në mërgim më 1949 me qëllim bashkimin e shqiptarëve jashtë atdheut dhe rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : I dashur Pilgrim : Kam kënaqësinë të bashkangjit për dosjet tuaja (1) një memorandum bisede të nënshkruar që u zhvillua në…
Lexo më shumë