Yuri Kim: Nëse Berisha merr drejtimin e partisë, SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD-në

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërpresin marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nëse kryesimin e saj e merr ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur person non grata nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Në një intervistë për Top Channel, ambasadorja amerikane tha se nuk mund ta imagjinojnë një skenar ku ajo apo ndonjë nga pasardhësit e saj të pretendojnë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojnë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për…

Lexo më shumë

Shoqata Malësia e Madhe në New York, organizon mbrëmje për rritje fondesh

Shoqata Malësia e Madhe në New York, do të organizojë të premten, më 12 nëntor, mbrëmje për bashkim fondesh. Lexo njoftimin e plotë: Shumë të nderuara motra të komunitetit shqiptaro-malësor të New York-ut, dhe vendeve përreth, edhe ju të respektuar vëllezër malësor! Shoqata Malësia e Madhe me datë 12. 11. 2021, në Ciao Retaurant 5-7 John Albanece PL Eastchester , NYduke filluar prej ores 7 pm, organizon mbrëmje dhe koktej me pikësynimin rritje fondesh, me të vetmin qellim për të ndihmuar vendlindjen, thirrja e së cilës jehonë përtej maleve, fushave, kodrave, brigjeve,…

Lexo më shumë

Escobari sot viziton Malin e Zi, takohet me presidentin Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq do të presë sot zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-ve, Gabriel Escobar. Siç është bërë e ditur nga kabineti i Gjukanoviqit, pas takimit nuk do të ketë asnjë deklaratë për media, por do të publikohet një komunikatë. Siç ishte paralajmëruar, Escobar nesër do të takohet me kryetarët e Kuvendit dhe të Qeverisë kurse pasnesër edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar në Mal të Zi. Drejtoresha MANS-it Vanja Qalloviq Markoviq , në prag të mbërritjes së Zëvendës Ndihmës Sekretarit…

Lexo më shumë

Janjiq: Serbia po e paguan Grenellin 100 mijë dollarë në muaj për lobim

Analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, në një emision televiziv në Serbi, ka thënë se Serbia e paguan nga 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin, shkruan antenam. Ish-i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, sipas Janjiqit ky politikan amerikan haptazi mbron interesat e Serbisë sa herë që i jepet rasti. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kanë të drejtë ata që pretendojnë që Vuçiq ka dhënë shuma të majme parash për lobim, Janjiq tha se nuk e di saktë shumën, por sipas tij “janë dhënë shumë para”.…

Lexo më shumë

Përurimi i përmendores me harresë ndaj viktimave të pafajshme të bombardimit të 7 nëntorit 1943

Dje, u bë përurimi i punimeve të rregullimit të hapësirës, lokacioni 030 në rrugën Mujo Ulqinaku, mbi Ranë, të njohur si përmendorja.  Përshëndesim rregullimin e çdo cepi të komunës sonë që duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve. Por, përurimi i përmendores „Sloboda” u bë në 77 vjetorin e bombardimit të Ulqinit të 7 nëntorit 1943, kështu thuhet në një reagim të Forcës së Re Demokratike.  Për fat të keq, ajo ditë ka qenë ditë zije për Ulqinin në të cilin Ulqini, gjatë bombardimit humbi së paku 39 banorë, e nga ata,…

Lexo më shumë