Reportazh nga Plava e Gucia/ K’tu e kemë pas emnin HESHT

  Binak Ulaj, Vuthaj Krahina e Plavës e Gucisë shtrihet në juglindje të Malit të Zi dhe ka një sipërfaqe prej 486 km2. Është vazhdimësi  territoriale e krahinës së Kelmendit, që shtrihet në veri të Shqipërisë shtetërore. Lugina e lumit Luça i lidhë këto dy qyteza, tanimë komuna. Lumenjtë e rrjedhshëm, liqenet e rrethuar me një mbretëri  hyjnore pyjesh të dendura industriale dhe majash të larta, mbi 2000 metra, e  bëjnë këtë trevë ndër më të bukurat e atdheut tonë. Ndaj, nuk ishte e rastit që kjo krahinë ishte treva…

Lexo më shumë

NGA THESARI YNË ARKEOLOGJIK

  Mbretëria Dardane zihet në gojë në shkrimet e autorëve antik në shekullin IV para erës së re e udhëhequr nga mbretërit (lat.rex, greqisht basieleos) kur kishte ushtri te  rregulltë me mbi 20.000 ushtarë dhe prente monedha nga metalet e çmuara. Mirëpo zbulimi i “varrit princor” të një çifti aristokratesh dardanë nga shekulli VI para erës sonë ne Banje (Ilixhe) të Pejës pas vitit 1960 me stoli të shumta prej argjendi dhe pajisje të shtrejțë luftarake(armë, helmetë  ilire) dëshmon që dardanët kishin pasur një institucion të organizuar shtetëror të nivelit…

Lexo më shumë

Një tërmet fuqishëm tronditi sot Plave Gucinë, forca e tërmetit u ndie ne tërë Malin e Zi

4 Janar 2018 Epiqendra e termetit ishte ne Maje te Visitorit pran fshatit Martinaj Një tërmet gjigand tronditi Malin e Zi i përcëlluar me disa dridhje më të dobëta. Epiqendra ishte pranë Plavës  në Malin e Vizitorit në një thellësi prej pesë kilometrash Tërmeti me 5.2 magnitude goditi sot në Malin e Zi në orën  11 e 46 minuta.  Pas tërmetit fillestar, dhjetë minuta më vonë, një tërmet i ri në të njëjtin vend me 3.2 shkallë të Rihterit  dhe disa dridhje me te vogla me pastaj.  Një tërmet prej…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA AHMETAJ

  Me pikëllim të thellë njoftojmë komunitetin miq shokë dhe dashamirë se me datën 1 Janar 2018 ndërroj jetë më e dashura e jonë ARLINDA AHMETAJ 15 dhjetor 1993- 1 janar 2018 Trupi i të ndierës Arlida do të jetë i ekspozuar sot me datën 3 Janar 2018 duke filluar nga ora 5:00PM gjer në ora 9:00PM në Flower Funeral Home, që gjendet në këtë adresë: 714 Yonkers Ave, Yonkers, NY 10704 telefoni i Funeralit (914) 963-4137 Të pikëlluar: Familja e Munir Brahim Ahmetaj me vëllezëri dhe të afërm. Familjes…

Lexo më shumë

Plava bashkon nyjet e Ferrajve

Plavë 4 Prill 2016 Kanë kaluar mëse 137 vite nga lufta heroike e Nokshiqit, por edhe pse kohë e gjatë dhe pushtimet e Plave Gucisë nuk u ndalën kurrë, qëndresa e trevës tonë gjatë historisë ka lënë gjurme të pa shlyeshme ne historinë kombëtare. Lufta e Nokshiqit i parapriu edhe vetë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë sepse po në këtë luftë forcat vullnetare shqiptaret me Flamurin tonë kombëtar në ballë mundën forcat malaziase për të mbrojtur tokat shqiptare dhe atdheun e tyre nga okupimet sllave. Po nga kjo betejë e…

Lexo më shumë