Ditët e fundit, tema që ka ngjallur debat e indinjatë në Vuthaj është heqja e bustit të heroit vendas, Isuf Kamer Çelaj. Ky veprim, i cilësuar gjerësisht si hap i hapur antishqiptar nga Ministria e Kulturës së Malit të Zi, ka prekur thellë ndjenjat e komunitetit. Pak veta e dinë se, që në vitin 1994, një nip i Vuthajve kishte treguar kujdes e përkushtim që figura e Isuf Kamer Çelajt të mos mbetej në harresë. Ai ishte Skënder Thaçi, i cili me lobimin e tij pranë presidentit të Shqipërisë, Sali…
Lexo më shumëAsdren Çelaj: E vërteta për largimin e bustit të Isuf Kamer Çelajt
Portali ynë publikon më poshtë deklaratën publike të z. Asdren Çelaj, anëtar i familjes Çelaj dhe nënkryetar i Komunës së Gucisë. Ky reagim është marrë nga profili personal i Asdren Çelajt në Facebook, ku ai adreson debatin e ditëve të fundit rreth figurës së Isuf (Kamer) Çelaj dhe sqarimet për largimin e bustit. Qëllimi i publikimit është t’u ofrojmë lexuesve versionin e plotë të qëndrimit të tij, si dhe të kontribuojmë në informim të saktë e të paanshëm të opinionit publik. Më poshtë, postimi i plotë siç është bërë nga…
Lexo më shumëDr.Nail Draga: ROLI I AUSTRO-HUNGARISË NË SHKOLLIMIN SHQIP NË MAL TË ZI (1916-1918)
1. Hyrje Për opinionin e gjerë është e njohur se pas vendimeve të Kongresit të Berlinit (1878), vise dhe vendbanime shqiptare iu dhuruan Malit të Zi. Një veprim i tillë ndodhi edhe pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912/13), sepse kufiri i Malit të Zi u zgjerua nga lindja duke aneksuar territore të reja të cilat ishin të banuara me popullsi shqiptare. Me vendosjen e administrimit të ri, pushteti malazez çështje parësore kishte ndryshimin e strukturës etnike të popullsisë, duke marrë parasysh se shqiptarët ishin homogjenë në viset…
Lexo më shumëHeqja e përmendores në Vuthaj – cenim i rëndë i marrëdhënieve ndëretnike në Mal të Zi
Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, pushteti lokal i Gucisë zbatoi urdhrin e kësaj “ministrie të antikultures” ndaj shqiptarëve. Sot mund të kemi fjalë e deklarata nga çdo anë, por dëmi tashmë është bërë. A thua vallë, me këtë veprim shteti i Malit të Zi, nën ndikimin e qarqeve klero-fashiste pro-serbo-ruse, synoi të tërheqë paralele të pavërteta e demagogjike, duke barazuar një fisnik vuthjan – të rënë në mbrojtje të trevës së Plavë-Gucisë dhe pragut të shtëpisë nga bandat çetnike – me gjakatarin…
Lexo më shumëAlternativa Shqiptare: Heqja e bustit të Isuf Çelajt – goditje ndaj kujtesës historike
Alternativa Shqiptare – Dega Guci dënon ashpër heqjen e bustit të Isuf Çelajt në Vuthaj dhe fton subjektet politike shqiptare në komunë të veprojnë me unitet e përgjegjësi. Më poshtë reagimi i plotë. REAGIM MBI HEQJEN E BUSTIT NË VUTHAJ Të papranueshme veprimet e pushtetit lokal në Guci, duke rrëzuar bustin e Isuf Çelajt në Vuthaj. Përveç problemeve ekonomike të evidentuara prej kohësh—nga infrastruktura, te organizimi për Ditën e Komunës, e deri te manifestimi qesharak i 1 gushtit në Sheshin “Ali Pashë Gucia”—tashmë në radhë erdhi edhe busti në Vuthaj.…
Lexo më shumë