Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Ministres së Kulturës dhe Medias, dr. Tamara Vujoviq, e cila ka cilësuar figurën e Isuf Kamer Çelajt si bashkëpunëtor të pushtuesit në kontekstin e debatit për bustin e tij të vendosur në Vuthaj. Në reagim, KKSH e cilëson këtë qasje si të papranueshme, fyese dhe të rrezikshme për kohezionin shoqëror, duke mbrojtur figurën e Çelajt si luftëtar dhe dëshmor i popullit të Plavës dhe Gucisë. Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin. REAGIM I KKSH-së…
Lexo më shumëArrestohet një shtetas i Kosovës në Mal të Zi, dyshohet për zjarrvënie
Shtetasi kosovar L. Sh. (38) është arrestuar të martën në Mal të Zi nën dyshimin se ka shkaktuar një zjarr në Zaljevë të Tivarit, raporton “Vijesti”. Dyshohet se ai u vuri flakën kabllove të bakrit dhe iku pasi zjarri u përhap. Policia e Tivarit u njoftua se rreth orës 11:30 të martën është përhapur një zjarr në Zaljevë që ka prekur bimësinë e ulët. Zjarri është lokalizuar më pas. “Lidhur me ngjarjen, është informuar prokurori i shtetit në Prokurorinë Themelore të Tivarit, me urdhër të cilit është kryer një hetim në…
Lexo më shumëReagim ndaj nismës së autoriteteve malazeze për bustin e atdhetarit Isuf Kamer Çelaj në Vuthaj
Në lidhje me deklaratat e autoriteteve malazeze për bustin e atdhetarit dhe figurës së shquar të Vuthajve, Isuf Kamer Çelaj, ka reaguar sot edhe mbesa e tij, aktivistja e dalluar e komunitetit shqiptaro-amerikan, znj. Lujeta Prelvukaj, me një shkrim emocionues dhe përmbajtjesor në profilin e saj në Facebook. Postimi i plotë i znj. Lujeta Prelvukaj: Kur Preka Faqen e Gjyshit për Herë të Parë Dita e inaugurimit të bustit të Gjyshit tim, Heroit – DajGjyshit Isuf Kamer Çelaj, në Vuthaj, ishte një nga çastet më të paharrueshme të jetës sime.…
Lexo më shumëKosova po vret veten në paqe – nga besa e pajtimit tek kthimi i armës mbi vëllanë !
Nga: Musa Kurtulaj Katër vrasje në vetëm 48 orë në Kosovë! Tre në Gjilan, një në Zhur të Prizrenit. Dy prej viktimave në Gjilan ishin babë e bir – një tragjedi brenda tragjedisë. Nuk është thjesht një statistikë e zezë, është një kambanë alarmi për të gjithë kosovarët, sepse këto ngjarje nuk ndodhin në një vakum – ato janë pasqyra e një realiteti që po e përgjak Kosovën nga brenda. Statistikat flasin qartë dhe ftohtë: në Kosovë ndodhin mesatarisht mbi 20 vrasje çdo vit! Vetëm në periudhën 2010-2025 janë vrarë…
Lexo më shumëRamosaj: Rruga Deçan-Plavë dhe pista e skijimit në Beleg, synimet kryesore për mandatin e ardhshëm
Nëse arrin të marrë edhe një herë besimin e qytetarëve të Deçanit, Bashkim Ramosaj, është zotuar se do të përfundoj dy punë të mëdha. Ai ka premtuar rregullimin e rrugës Deçan-Plavë dhe përfundimin e projektit për pistën e skijimit në Beleg. “Rruga Deçan-Plavë nëse ka me ece Mali i Zi në trajektoren e njëjtë pro NATO-së, pro Evropës, për ta është edhe më e rëndësishme sesa edhe për ne kjo rrugë. Kam pasur takime të shpeshta me zyrtarë të lartë në Mal të zi përfshirë edhe kryeministrin Dushko Markoviq. Kemi…
Lexo më shumë