148-vjetori i Lidhjes Shqiptare së Prizrenit – Plavë-Gucia në ballë të mbrojtjes së trojeve shqiptare

Sot shënohet 148-vjetori i themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarjes më të rëndësishme historike, politike dhe kombëtare të shqiptarëve në shekullin XIX. E krijuar më 10 qershor 1878, Lidhja u shndërrua në organizimin e parë gjithëkombëtar kunder vendimeve jo te drejta te fuqive te medha e me qellim të mbrojtjes së trojeve etnike shqiptare nga copëtimi që po planifikohej pas Kongresit të Berlinit. Në këtë kapitull të lavdishëm të historisë kombëtare, krahina e Plavë-Gucisë zuri një vend të veçantë. Pikërisht këto troje u bënë simbol i rezistencës dhe qëndresës…

Lexo më shumë

KF Deçiqi nënshkruan me katër futbollistë nga Malësia

KF Deçiqi ka vazhduar përforcimin e ekipit në prag të sezonit të ri, duke nënshkruar kontrata me katër futbollistë: Romario Camaj, Halil Kajoshaj, Mario Gjolaj dhe Alldin Axhoviq.  Lajmi është bërë i ditur pas përfundimit të sezonit 2025/26, teksa klubi nga Tuzi po ndërton ekipin për sfidat e ardhshme.  Ajo që bie në sy është fakti se të katër futbollistët janë lojtarë nga Malësia, duke dëshmuar vazhdimin e orientimit të klubit drejt promovimit dhe angazhimit të talenteve vendas. Klubi pritet të vazhdojë lëvizjet në afatin kalimtar, ndërsa përgatitjet për sezonin e ri dhe garat evropiane…

Lexo më shumë

NJOFTIM NGA FAMILJA HASANGJEKAJ NË SUEDI

Familja Hasangjekaj njofton të afërmit, miqtë dhe dashamirët se varrimi i nënës së tyre të ndjerë, Grishë Hasangjekaj (e lindur Gjonbalaj), do të bëhet të hënën, më 8 qershor 2026, në varrezat e Lessebos në Suedi, me fillim në ora 13:00. Për shkak të rrethanave familjare, shprehjet e ngushëllimeve mund t’i bëni përmes telefonatave (Viber ose WhatsApp) në këta numra: Riza Hasangjekaj: +46 706 356 883Jusuf Hasangjekaj: +46 704 309 074 Familja Hasangjekaj falënderon të gjithë për mirëkuptimin, mbështetjen dhe ngushëllimet e tyre. Familja HASANGJEKAJ Redaksia e Portalit Plava e Gucia Sot shpreh…

Lexo më shumë

Shqiptarëve të asimiluar iu pengon Flamuri shqiptar

Diskursi politik Dukuria e animozitetit kundër  identitetit të  shqiptarëve  në Mal të Zi nuk është  e panjohur, sepse si më parë në monizëm është e pranishme  edhe  në pluralizëm, ku rasti i fundit  në Tuz  dëshmon se  disa individë   të infektuar  me virusin e albanofobisë, e kanë të vështirë të pranojnë realitetin  etnodemografik  në Tuz e tërë Malësinë Me rastin e festave të ndryshme në çdo qytet është bërë praktikë dekorimi i tyre me flamuj  nga shërbimet e qeverisjes lokale. Vendosja e flamujve  si shtetëror  e te pjesëtarëve të popujve…

Lexo më shumë

FSK realizoi ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”

Në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Komanda e Forcave Tokësore dhe njësi të kombinuara si togu i IVR-së, Kompania Mbështetëse e RML-së, togje të Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake, realizuan ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01” në zonat e Aeroportit të Gjakovës dhe Babaj të Bokës. Qëllimi i ushtrimit ishte validimi i aftësive operacionale, rritja e gatishmërisë luftarake, koordinimi ndërmjet njësive dhe zhvillimi i kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në përputhje me standardet më të larta profesionale.

Lexo më shumë