Në Ulqin do të promovohet libri “Letërkëmbimi i Ismail Dodës me Profesor Eqrem Çabejn”

ULQIN – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Librarinë “Ulqini”, do të organizojë promovimin e librit “Letërkëmbimi i Ismail Dodës me Profesor Eqrem Çabejn”. Kjo veprimtari kulturore do të mbahet të dielën, më 22 nëntor 2026, në orën 19:00, në ambientet e Librarisë “Ulqini”. Në qendër të promovimit do të jetë letërkëmbimi ndërmjet Ismail Dodës dhe gjuhëtarit të shquar shqiptar, profesor Eqrem Çabejt, një prej figurave më të rëndësishme të studimeve albanologjike. Organizatorët kanë ftuar dashamirësit e…

Lexo më shumë

Shqipëria e 1929 përmes vështrimit të një udhëtareje zvicerane — Tri reportazhe nga Vérèna Pfenninger në gazetën “L’Impartial”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Nëntor 2026 Në vitin 1929, gazeta zvicerane L’Impartialbotoi një cikël prej tri reportazhesh të udhëtares Vérèna Pfenninger, të shkruara gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri. Përmes vëzhgimeve dhe përshtypjeve të mbledhura drejtpërdrejt në vend, autorja na ofron një dëshmi me vlerë historike mbi Shqipërinë e periudhës së Mbretit Zog. Në shkrimet e saj ajo ndalet te vendi dhe banorët e tij, te traditat, qytetërimi, gjuha dhe historia, te përkatësia fetare, si dhe te përpjekjet për përhapjen e arsimit dhe afirmimin kombëtar. Të botuara më 12 dhe…

Lexo më shumë

Sfidat dhe sukseset e shqiptarëve, politikani Deli Balidemaj: Diaspora është një urë e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

I pranishëm në Gjermani që nga viti 1997, me një rrugëtim të gjatë në jetën profesionale, shoqërore dhe politike, ai është një nga shqiptarët që ka arritur të ndërtojë një profil të rëndësishëm në institucionet politike të Bavarisë. Fjala është për Deli Balidemaj, i cili, përmes angazhimit në Unionin Kristiansocial (CSU), përvojës në Këshillin Bashkiak të Mynihut dhe si anëtar i Parlamentit të Bavarisë së Epërme që nga viti 2018, dëshmon se integrimi i suksesshëm nënkupton edhe pjesëmarrje aktive në vendimmarrje. Në këtë intervistë për Telegrafin, Balidemaj ka folur për…

Lexo më shumë

51 organizata shqiptaro-amerikane i bëjnë thirrje Kryeministrit Rama t’i japë fund represionit ndaj protestuesve

NJU JORK — Pesëdhjetë e një organizata shqiptaro-amerikane i dorëzuan sot një letër të hapur Kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke dënuar reagimin e qeverisë së tij ndaj protestave në Shqipëri që nga 13 tetori 2026. Letra i kërkon Kryeministrit t’i japë fund përdorimit të tepruar të forcës dhe frikësimit, të lirojë këdo që është ndaluar vetëm për pjesëmarrje në protesta paqësore, të mbrojë të miturit, të pezullojë legjislacionin për protestat të miratuar me akt normativ më 28 tetor pa debat parlamentar, të publikojë brenda 30 ditësh një raport të plotë…

Lexo më shumë

AMBASADA AMERIKANE – SIMBOL I MIQËSISË DHE SIGURISË PËR SHTETIN E KOSOVËS

– Nominimi i ambasadorit amerikan është lajm i mirë dhe mundësi për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nominimi i ambasadorit të ri amerikan në Kosovë nga presidenti Donald Trump është padyshim një zhvillim pozitiv për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve mike dhe aleate. Prania e një ambasadori të konfirmuar nga Senati amerikan e ngrit përfaqësimin diplomatik në nivelin e duhur dhe krijon mundësi më të mëdha për komunikim të drejtpërdrejtë me administratën amerikane. Mungesa e ambasadorit amerikan në Prishtinë për gati dy vjet, pas…

Lexo më shumë