Është raportuar identiteti i 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, në Mal të Zi. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat kosovare, viktima është Elvis Mulliqi, 47 vjeç, i cili më herët kishte shërbyer si zyrtar i Policisë Kufitare të Kosovës. Aksidenti fatal ka ndodhur të dielën, më 15 nëntor 2026, rreth orës 15:45, në rrugën që lidh qytetet e Rozhajës dhe Beranës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa përveç 47-vjeçarit që humbi jetën, dy persona të tjerë kanë mbetur…
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA SHABAJ
Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera, familja Shabaj njofton familjarët, miqtë, të afërmit dhe të gjithë dashamirët se më 14 nëntor 2026, ndërroi jetë më e dashura e tyre: AGIME (KELMENDI ) SHABAJ 08.10.1960 – 14.11.2026 Familja njofton se pritja mortore për të ndjerën do të mbahet të martën, më 17 nëntor 2026, nga ora 2:00 PM deri në 8:00 PM, në ambientet e: Farenga Bros. Inc. Funeral Home 920 Allerton Avenue Bronx, NY 1046 Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të mërkurën, më 18 nëntor 2026, në…
Lexo më shumëAksident tragjik në Berane të Malit të Zi, vdes 47 vjeçari nga Kosova
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Rožaje–Berane, në Mal të Zi. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi malazez “Vijesti”, duke iu referuar burimeve nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi. Sipas raportimit, viktima është identifikuar me inicialet E.M., ndërsa aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh qytetet Rožaje dhe Berane. Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë segment rrugor është rikthyer në normalitet.
Lexo më shumëFilmi “DUA”, kandidat i Kosovës për Oscar, shfaqet në Nju-Jork
Nju-Jork – Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork organizoi mbrëmë një mbrëmje të veçantë kulturore, gjatë së cilës u shfaq para publikut njujorkez filmi “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për çmimin prestigjioz Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues diplomatikë të shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), zyrtarë amerikanë, dashamirës të kinematografisë, si dhe një numër i madh bashkatdhetarësh nga komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti ambasadori…
Lexo më shumëVazhdon “lufta” e Kosovës për kthimin e Kamenovës në Mal të Zi – çfarë dihet deri më tani?
Muhamet Hajrullahu Dikur kjo hapësirë ishte një vendpushim buzë detit, ku punëtorët e Kosovës, familjet e tyre, por edhe të tjerë kalonin pushimet verore, ndërsa sot është një kompleks me ndërtesa të braktisura, mure të dëmtuara dhe rrënoja. Kjo është pamja aktuale e Kamenovës, ish-pushimores së punëtorëve të Kosovës në bregdetin e Malit të Zi, e cila prej më shumë se dy dekadash mbetet në qendër të një kontesti pronësor, shkruan Telegrafi. Telegrafi ka qëndruar në kompleksin Kamenova, pranë Budvës dhe Shën Stefanit, ku nga afër ka parë gjendjen…
Lexo më shumë