Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dërguar letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken ku kanë kërkuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit për Kosovën. Në këtë letër ata i kanë sqaruar Blinkenit se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar ligjin dhe kushtetutshmërinë në pjesën veriore. Ky komunitet ka kërkuar nga Administrata e Joe Biden që të qëndrojë krah Kosovës ndaj veprimeve agresive të Serbisë dhe ndërhyrjeve të saj në çështjet e brendshme të Prishtinës zyrtare. “Ju ftojmë Zoti Sekretar, që ta kujtoni dhe njihni se Kosova është…
Lexo më shumëEsad Mekuli: “Po flas si djalosh i Kosovës shqiptare” (Fjala e Esad Mekulit në mitingun e Pejës, më 1941, në emër të rinisë pejane)
Tue përshendet libruesat e popullit shqiptar të Kosovës së shtypun deri dje dhe vllaznit të dashtun t’ardhun nga Shqipnia e lirë, po marr fjalën dhe jam i bindun se po shprehi dëshirat dhe aspiratat e mbarë popullit shqiptar, i cili me diktatin e padrejtë të Versajës dhe para këtij, pësoi copëtime në tokat e veta, u la në mëshirën dhe lakminë e uzurpatorit të huej jugosllav dhe grek.Kosova dhe Çamëria kanë çelë plagë të randa dhe të paharueshme në trupin e popullit t’onë, por i kanë dhanë edhe eksperiencë të…
Lexo më shumëGjeloshaj: Për 10 muaj në qeveri, Forumi Shqiptar realizoi mbi 20 milionë € investime në komunat shqiptare
“Forumi Shqiptar” dhe drejtuesi Nik Gjeloshaj, kanë zhvilluar takimin e radhës elektoral në komunën shqiptare të Plavës e Gucisë. Gjeloshaj u kujtoi banorëve, se vitin e kaluar koalicioni “Forumi Shqiptar” u bë pjesë e qeverisë duke marrë drejtorinë e Investimeve Kapitale, dhe brenda kësaj periudhe, për herë të parë në historinë e shtetit malazez, janë investuar 20 milionë euro në trevat ku ka shqiptarë. Në periudhën nga gushti i vitit 2022 e deri më sot janë nënshkruar gjithsej 34 kontrata në vlerë prej 20.040.164,11 € për komunat e Plavës, Gucisë,…
Lexo më shumëSupozohet se ujërat e Ujëvarës së Vuthajve, rrëmbejnë bashkëvendësin tonë Sylë (Hasan) Vuçetaj
Bukuritë natyrore të trevës sonë jo rrallë herë kanë ditë të shpërfaqin edhe rrezikun që bartin ato. Para disa ditësh, bashkëvendësi ynë Sylë Vuçetaj, që punonte aty në Hotel pranë Ujëvarës, dyshohet se u rrëmbye papritur nga uji vrullshëm i lumit Gërrla, duke e bartur atë në thellësitë e kanionit të Ujëvarës. Ky lajm ka tronditur tërë trevën e Plavës-Gucisë dhe të gjithë ata që e njohin Sylen. Duhet theksuar se njësit e Kërkim Shpëtimit janë duke bërë përpjekjet maksimale për të gjetur Sylen ne kanion. Lidhur me këtë lajm…
Lexo më shumëGjeloshaj: Partitë qytetare janë sezonale, ato shqiptare qëndrojnë
Forumi Shqiptar sot në Ulqin organizoi një aksion promovues duke shpërndarë aksesorë me mesazhe politke të këtij koalicioni. Përveç aktivistëve dhe zyrtarëve të këtij koalicion, prezent ishte edhe bartësi i listës Nik Gjeloshaj, i cili i ftoi qytetarët që në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të përkrahin subjketet shqiptare, pasi ato qytetare janë për përdorim sezonal. “E keni parë edhe vetë se partitë qytetare janë sezonale, disa ikën disa vijnë , ndërsa ato shqiptare të qëndrueshme dhe afatgjata. ” – theksoi Gjeloshaj. Ai shtoi se pas Forumit Shqiptar qëndron suksesi,…
Lexo më shumë