MUSKETA APO PUSHKA E STRALLIT (Armët e shekullitXVI – XIX në Malësi, Plavë e Guci)

Nga3 ENVER ULAJ

(Pjesë nga libri në përgatitje Plava e Gucia – në sytë e udhëtarëve dhe misionareve të huaj para shekullit XX)

E i kanë rrokun armët shqiptare

Njato “lëtina” e “xheverdare

Njato t’bardhat n’za“breshana

E i kanë ngjitë njata tagana,

E i kanë vu njato calina

Se ç’ushtimë ka marrë Vranina!

(Gjergj Fishta “Lahuta e Malcisë”)

MUSKETA është arma që e pasoi arkebuzin, që ishte arma e parë e zjarrit e përdorën ushtritë gjatë shekujve XV-XVI. (*ARKEBUZI ishte një armë e rëndë me mekanizëm apo PUSHKË ME FITIL (matchlock). Në Plavë e Gucci me 23 fshatra në vitin 1614 kishte rreth 100 pushkë të tilla, kurse edhe kelmendasit kishin poaq armë, sipas fisnikut kotoras MarianoBolica (F. Lenormant “Turcs et Monténégrins”, Paris, Didieret.C. i e, 1866).

Kur doli musketa ishte një armë shumë më praktike për shkak të mekanizmit të ndezjes, ajo qëndroi në përdorim nga ushtritë si arma më standarde për afër 400 vjet. Mekanizmi i saj u krijua me çark që ndizej nga këmbëza me tërheqjen e saj. Musketa bëri evolucionin e madh me shpikjen e mekanizmit me shkrepje stralli (Flintlock) rreth viteve 1610-30. Ajo përdorte gur stralli (unur) që pas tërheqjes së këmbëzës me gusht, godiste dhe zhvendosje një pllakë vertikale çeliku dhe krijonte shkëndijën (si në çakmak) që pas zhvendosjes së pllakës e digjte barutin, që qëndronte në një si lloj vaske të vogël, e cila përmes një vrime e hidhte zjarrin te mbushja brenda tubit. Mbushja përsëri bëhej nga lart, së pari baroti, pastaj  një shtresë letër apo diçka e ngjashme, e më pas sfera-plumbi, që shtyheshin me shkopin e gjatë nga tyta. Kjo mënyrë aktivizimi me çark, lehtësoi edhe një problem pasi deri atëherë ishte shumë e vështirë që njeriu të mund të shenjestronte por edhe ndezte fitilin e barutit për të qëlluar njëkohësisht.

Musketa u përdor masivisht në luftërat e Napoleonit, kurse në Ballkan ishte ndër pushkët më të njohura dhe të famshme që kanë mbetur në historinë e popullit dhe në këngët e folklorit. Në dëshmitë e shkruara musketat përmenden në relacion mbi gjendjen e Kelmendit nga autori i panjohur, në vitin 1708: “Përparësia e tyre më e madhe është shpejtësia: si rrufe sulmojnë armikun në llogoret e tij, kur ky i beson ende larg, dhe para se ta trembin me shkëlqimin e shpatave, e bëjnë të ndiejë zhurmën e musketave; kështu, duke u shfaqur sulmues para se të duken afër, u sjellin armiqve hutim dhe masakër me pak humbje të tyre, por gjithnjë të shoqëruara me fitimin e një fitoreje të çastit”(Jovan N. Tomiq, “Material për historinë e Shqipërisë së Epërme”, “Spomenik”, XLII, Drugi Razred, 37, SrpskaKraljevska Akademija, Beograd 1904).

Foto: Armë të vjetra shqiptare nga Muzeu i armëve Gjirokastër

Gjergj Fishta ka bërë një  ekspozitë të shkëlqyer të këtyre armëve në “Lahutën e Malcisë” duke shfaqur gjithë arsenalin e armëve të përdorura nga shqiptarët: LTINA (nga fjala pushkë “latine”) pushkë e ardhur nga vendet latine, Venediku apo Dalmacia, “KARAJFILJA“, pushkë poashtu italiane (me shumë gjasë me prodhues venedikas “Carlo e filio”, Karli dhe i biri, që shqiptarët ia shqipëruan emrin), pastaj te “BRESHANA” pushkë nga Bresha e Italisë, është e fundit në këtë seri që u mbajt shumë në malësi dhe zëvendësi ltinën. Qendra e Breshës e prodhimit të armëve ishte nga më të mëdhatë dhe me produktivet në Evropë, që prodhoi shumë pushkë për një kohë të gjatë. U njoh edhe si pushkë TUSHA, mbase punimi bëhej nga mjeshtri/familja Tusha e njohur në Veriun e Shqipërisë (Tusha përmendet edhe në folklorin shqiptarnë ciklin e kreshnikëve “si kalemi i Tushës” – “Martesa e Halilit”). Diku këtu mund të përmendet edhe pushka“ADRAGUSHA” me gjasë mekanizmi i prodhuar në Grac tëAustrisë dhe modifikuar dhe zbukuruar në Shkodër (Te Gjergj Fishta: Mos m’ia pas kurrkund “adragushës”/armë të ngrita dore s’ “Tushës”/ dymbëdhjetë qese me i  pari:/ krejt kondakut t’lamë n’ari – Lahuta e Malcisë).

Në fakt roli i mjeshtërve shqiptarë të armëve përmendet që nëvitin 1608 kur Françesk Skoroveu, kishte informuar Venedikun se në Kelmend prodhoheshin edhe baruti edhe akrebuzat dhe kjo është dëshmia e parë për pushkët në këtë krahinë. (*Citim i KolëPrognit “Malësia e Kelmendit”, monografi bazuar në botimin e  “Relacioneve” të Injac Zamputtit). Kjo do të thotë se armët nëhyrjen e tyre në trojet shqiptare, kishin nxitur kureshtjen e mjeshtërve të shquar dhe që kishin arritur të prodhojnë edhe arekbuzët e parë,   ​​​​

Një pushkë shumë e dashur dhe shumë e kënduar në këngët shqiptare ishte “XHEVERDARJA që konsiderohej më e bukura e armëve ornamentale në historinë dhe folklorin shqiptar, në një mënyrë ishte arma e aristokracisë së maleve dhe një simbol i lartë i statusit të një luftëtari në Malësi. Emri i vjen nga persishtja (Gauhar-dar), që ka të dyja kuptimet: edhe se është “e mbushur me gurë të çmuar”, edhe pse është me damarë. Kjo i referohej dy gjërave: zbukurimin me argjend dhe dekorime tjera dhe tytës së bërë mjeshtërisht me çelik “damask” (me vijëzime dallgë-dallgë), që ishte çeliku më i fortë i kohës. Xheverdarja i përket familjes së karajfileve, dhe ishte varianti më luksoz i tyre. Kishte tytë të gjatë dhe një qytë shumë të hollë, dhe ishte e gdhendur me mjeshtëri me punim filigrani. Ky punim dhe argjendi e bënin pushkën të jetë xheverdare, pasi pushka si e tillë nuk kishte një fabrikë por ishte artizanë tipike e mjeshtërve shqiptarë në Shkodër, Prizren etj dhe nga shqiptarët shpërndahej deri në Greqi, Mal të Zi e Bosnje deri në vitet 70 të shekullit XIX, kur e nxori nga përdorimi Martina. (*Në Shkodër në fund të Shekullit 19, kishte një rrugë me rreth 10-12 dufekxhiunjarmëtarë ndër të fundit, shumica e të cilëve ishte nga Dibra mes të cilëve Jakup Isufi e vijoi punë deri në kohën e komunizmitRiza Drishti, libri i cituar).

Dallohej nga qyta e plotë e punuar me forma: Xheverndarja e Oso Kukës, koleksioni K. Zefi

Por para se të dilte MARTINA e famshme dhe të dashur për shqiptarët pati edhe mjaft armë tjera: një armë angleze nga BROWN BESS (e njohur shpesh si PUSHKA I INGLIZIT ose edhe LONDRA) ka qenë e pranishme në Malësi, po në këtë periudhë. Pushka iglize poashtu ishte një pushkë shkrepëse me strall dhe jo shumë e saktë. Në Veri nuk ishte shumë e pranishme dhe kryesisht vinte nga jugu ku Ali Pashë Tepelenës britanikët i kishin dërguar pushkë të tilla për të luftuar kundër francezëve të Napoleonit, por vinte edhe nga tregtia me Maltën dhe Korfuzin në Shkodër. Ishte një armë shumë e gjatë dhe e rëndë, e malësorët e pëlqenin sepse çeliku i saj ishte shumë i fortë dhe nuk ndryshkej lehtë në lagështirën e bjeshkëve. Edhe atë e nxori nga përdorimi dalja e martinës.  

Musketat në gjuhën turke quheshin tüfek, prandaj ato njihen edhe me emrin TUFEK ose DYFEKndërsa mjeshtrit e tyre quheshin dyfekxhi (tufekxhi). Dyfekxhinjtë shqiptarë nga Shkodra, Gjakova, Prizreni, Tetova dhe Elbasani, ishin nga më të njohurit  dhe ata prodhonin armët e veta mbi këto modele. Vetën në Guci në shekullin XIX kishte 3 tufekxhinj, kurse qytetet e mëdha kishin shumë më shumë.   

Në shumicën e rasteve ata merrnin mekanizmat nga armët italiane, turke apo edhe ruse dhe mbi bazën e tyre ndërtonin armët e veta autoktone shqiptare. “ARNAUTKA është një pushkë që ishte shumë e njohur nga Shkodra dhe përmendet nga autorë të huaj si turq, rus edhe evropianë në atë kohë. Ndryshe nga musketa evropianë arnautka ishte shumë e hollë dhe e gjatë, arrinte sa një trup njeriu, dhe kjo i ia shtonte saktësinë në kohën kur armët ishin shumë pak të sakta më larg se 50 metra. Në burimet sllave përmendet si pushkë “TANÇICA shqiptare, mu për shkak të gjatësisë. Me kalimin e kohës emërtimi iu ndërrua në HUTË dhe pastaj doli nga përdormi nga lloje më të reja. Huta shqiptare konsiderohej si martinë e vendit. EkzistonteHUTA E THJESHTË, por edhe HUTË KOVAÇI dhe HUTË KAÇATORE, e fundit kjo kishte edhe bajonetë. Ekzistonte edhe HUTA DERVISHE (ose dervishmë) ishte armë e forcave osmane, dërvishmë kishte kuptimin e rrotullimit (të menteshës) që malësorët për lehtësi ia kthenin në “dervishe”.

Pamje të këtyre armëve, sidomos këtyre tipike shqiptare mund të shihen të dokumentuara më së miri në koleksionin fotografike tëmuzeut “Marubi” në Shkodër, ndërsa një pjesë e pakët ka mbetur edhe nëpër muzetë e qyteteve të Kosovës dhe Shqipërisë.(*Armët shqiptare janë prezantuar edhe në ekspozitat ndërkombëtarë në shekullin XIX: Në Ekspozitën Universale të Parisit (1854) nga ishin edhe koburet shqiptare të Janinës; Në konkursin e Londrës (1866) armët shqiptare morën tituj nderi; Në Ekspozitën Universale të Parisit (1867) armët me punime filigrani nga punishtet e Prizrenit, kurse në Ekspozitën Universale të Çikagos (1894) ishte edhe një martinë e punuar me mjeshtëri të hollë nga dora e një armëtari të talentuar nga Tetova. (Albanian HistoricalSociety, 2020) Sipas autorit të njohur për armëtarët shqiptarë, dr.shk Riza T. Drishti Tetova ishte qendra dhe ndër pushkët më të bukura shqiptare krijoheshin aty. )

Të tjera gjenden në shkrime autorësh, pasi, siç u pa më sipër, shqiptarët për pushkë të ngjashme përdornin disa emra, varësisht se si ishte modifikuar apo zbukuruar, të huajt  nuk i kapnin të gjitha këto dallime. Autorët shqiptarë dhe këngët popullore megjithatë e bënin dallimin, pavarësisht se ishin të gjitha të tipit musketa me mekanizmit me shkrepje stralli (flintlock). Përmendet edhe PUSHKA “TANË” (tane, e tana) është përdorim për pothuaj krejt armët e vjetra që mbusheshin nga lart, nga tyta. Tanë/tana ishte kokrra, predha që përdorej, e cila shpesh përgatitej nga vetë luftëtari, pasi nuk ishte një plumb fabrike.

E ngjashme në emërtimin përmbledhës ishte PUSHKA SHEJSHANEpër të cilin përdorej shprehja “rreh shejshanja”. Emri i vinte nga persishtja shash-hane, që dmth gjashtë vrimash, ende me mbushje nga lart por në mesin e shekullit XIX ishte risi pasi nuk kishte më grykën e lëmuar por e kishte me gjashtë vijaska, ato që më vonë do bëhen të zakonshme dhe rrisin jashtëzakonisht shumë efikasitetin dhe distancën pa masë. Ishin kryesisht prodhim osman, por mjeshtrit e vendit bënin edhe shejshanet e vendit. Ajo nuk duhet ngatërruar me PUSHKËN SISHANE (nga turqishtja Şişhane) që quhej edhe “PUSHKA ME KMESA”, pasi mekanizmi i menteshës ngjante se godet si kmesa. 

Pushka që nxori nga përdorimi tërësisht Musketën ishte MARTINA (fillimisht Peabody-Martini e pastaj Martini-Henry) nga vitet 1860-1869 dhe u bë arma që shënoi një epokë nëMalësi. Ajo ishte arma kryesore dhe vendimtarja, e përdorur nëluftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë nga Lipovecia e Grebeni e deri në Nokshiq në vitet 1879-80, dhe mbeti armë e dashur për vuthjanët edhe pas daljes së MANXERRES(Mauser).

Martinë e vitit 1887

Shënim: Për armët që pasuan nga fillimet e Martinës dhe variantet e saj si KARABINA e deri në daljen e Manxerres do tëbotoj një trajtesë tjetër ku përfshihen edhe armët e brezit si KOBURJA, CELINA, PATLLAKJA, ALLTIA apoALLTIPALLTAKJA, PISTOLI apo PISTOVI, PISHTOLJA, KAPAKLIA, KAÇATORRJA, CUBJA si dhe ato më tësofistikuara si GASSERI, DERLINGU, apo PSITOLETAT ME MULLI, ato që ishin njohur në popull me emrin SHTATSHJA apo edhe si CETIMA, KARADAKJLIA ePETICA E KARADAKUT, MOSIN-i rus, të tjera si DELLINGU (apo DERINGERI), LEDENICAT e Shkodrësetj Por edhe armët e mëdha të krahut si ENFIELDI britanik , SPRINGFIELD amerikan e LORENZI austriak gjatë viteve1850, e më vonë pushka DILKË, DUDUMJA, pushkët IGNELIENOVICA malazeze, pushka BERLINJAGRESA, të gjitha këto pushkë me nga fishek dhe të përdorura gjatëshekullit XIX, pasi nga pushkët e para me shumë fishekë ishin MALIHERJAWINCHESTERI, NAGANTI apo PUSHKA E MOSKOVIT deri te MANXERRJA, që dolën në treg nëvitet e fundit të shekullit dhe hyrje të shekullit XX