NJOFTIM MORTOR  NGA FAMILJA REXHEPI

Me pikëllim ju njoftojmë se sot, më 23 Mars 2023, vdiq  Avdullah Rexhepi.  Varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Prishtinës, në ora 15:15. E pamja mbahet në Hotelin Grand dy ditë, e premte dhe e shtunë, nga ora 10:00 deri më 18:00, duke filluar nga nesër 24 Mars. I ndjeri Abdullah ishte dhendërri i Akademik Rexhep Qoses. Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” familjeve REXHEPI dhe  QOSJA u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Lexo më shumë

Abazoviq do të takohet me Escobar dhe anëtarë të Kongresit Amerikan

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka udhëtuar për në Uashington, ku sot në Departamentin e Shtetit do të takohet me të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të pasohet nga takime me kongresmenë dhe senatorë të shumtë në Capitol Hill. Siç është raportuar nga kabineti i kryeministrit, takimet e Abazoviqit me anëtarët e Kongresit paraqesin një mundësi për të diskutuar për të ardhmen euroatlantike të rajonit, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve partneriteti dhe aleancë me SHBA-në. “Kjo pjesëmarrje do të…

Lexo më shumë

Janjiq: Shqiptarët e Luginës, problemi me të cilin duhet të përballet Vuçiqi

Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë ende presin që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dushan Janjiq, Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, mendon se kjo nuk është realiste, sepse sipas tij “Serbia ka obligimet e saj në lidhje me respektimin e të drejtave të pakicave lidhur me kapitujt e anëtarësimit 23 dhe 35 në negociatat me Bashkimin…

Lexo më shumë

“Do bllokojmë institucionet”, studentët serbë protesta ndaj propozimit franko-gjerman: Të nisin procedurat për shkarkimin e Vuçiqit

Studentët serbë të cilët kanë organizuar disa protesta radhazi kundër propozimit franko-gjerman, kanë paralajmëruar sot nga Beogradi se do të bllokojnë institucionet. Në protestën para objektit të Fakultetit Filozofik studentët deklaruan se u kanë dërguar e-mail të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë për të shprehur mendimin e tyre për planin dhe për të nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për atë që pretendojnë se është shkelje e Kushtetutës. Kujtojmë se mes Serbisë dhe Kosovës u arrit një marrëveshje në takimin në Ohër mes kryeministrit…

Lexo më shumë

Raporti i DASH-it për Serbinë: Shqiptarët në Luginën e Preshevës subjekt i diskriminimit

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka publikuar raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2022. Në raportin për Serbinë është theksuar diskriminimi i vazhdueshëm me të cilin shqiptarët përballen në Serbi. Është përmendur çështja e pasivizimit të adresave. “Shqiptarët etnikë ishin subjekt i disikriminimit dhe papunësisë joproporcionale. Udhëheqësit e shqiptarëve në Serbi pretenduan se Qeveria në mënyrë disproporcionale shënjestron shqiptarët etnikë me anë të ‘pasivizimit të adresave’ duke reduktuar shifrën zyrtare të shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi. Neni 18 i Ligjit për Banim të Qytetarëve në Serbi, lejon…

Lexo më shumë