Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i është përgjigjur deklaratës që ka dhënë para disa ditëve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Kurti është shprehur i shqetësuar nëse fiton kundërkandidati i presidentit aktual, pasi sipas tij në këtë formë do të hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez. Në lidhje me këtë Abazoviq theksoi se Kurti duhet të flejë rehat dhe se nuk ka nevojë të brengoset askush për të ardhmen e Malit të Zi. “Kam një respekt të jashtëzakonshëm…
Lexo më shumëNJË PASURI KOMBËTARE ME INTERES PËR FOLKLORIN TONË
Dashuria për folklorin dhe trashëgiminë kulturore e ka nxitur gazetarin Esat Mehmeti që të merret me zakonet dhe ritet e trevës së Anës së Malit, që janë përcjellur brez pas brezi, ndër të cilat dasma zë një vend të posaçëm. Fryt i pasionit dhe i punës së tij është libri “Dasma në Anë të Malit – Ritet dhe ceremoniali i saj”, i cili është botuar para disa ditësh. Në parathënien e librit autori shkruan se dasma në Anën e Malit ruan një thesar të pasur kulturor, prandaj qëllimi i tij…
Lexo më shumëPas humbjes së zgjedhjeve, Gjukanoviq dorëhiqet nga pozita e kryetarit të partisë
Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë. Ai ka qenë disa herë president dhe kryeministër i këtij shteti. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka mësuar se Gjukanoviq e ka bërë të ditur këtë vendim në një sesion të partisë në pasditen e së mërkurës, dhe se një takim i kryesisë së partisë është caktuar për 6 prill, kur do të formalizohet vendimi. Gjukanoviq ka dhënë dorëheqje nga pozita e liderit të partisë…
Lexo më shumëPresidenti i ri malazez Milatoviq: Nuk e tërheqim njohjen ndaj Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë
Jakov Milatoviq “Nuk është realiste të pritet që Mali i Zi do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës. Kjo çështje është e qartë”, ka thënë Jakov Milatoviq, presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi. “Ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili diku do të promovojë të marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore”. Milatoviq…
Lexo më shumëGjukanoviq të rrënojë objektet pa leje ose atë do ta bëjë shteti
Lëvizja civile URA ka njoftuar mbrëmjen e sotme se është miratuar një Vendim me të cilin urdhërohet presidenti në largim i Malit të Zi dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Koçan dhe se në të kundërtën kete do ta bëjë shteti. “Inspeksioni urbanistik dhe ndërtimor i Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, i udhëhequr nga ministrja Ana Novakoviq Gjuroviq, ka nxjerrë sot vendim me të cilin urdhërohet subjekti Milo Gjukanoviq që të rrënojë dy objekte të…
Lexo më shumë